Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / MASH: Është bërë pagesa e bursave për nxënës dhe studentë për muajin Qershor

MASH: Është bërë pagesa e bursave për nxënës dhe studentë për muajin Qershor

 

MASH: Është bërë pagesa e bursave për nxënës dhe studentë për muajin Qershor

 

 

 

Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton se është bërë pagesa e mjeteve për bursat e nxënësve dhe studentëve për muajin Qershor 2021.

Shfrytëzuesve të bursave të MASH-it - bursa   për nxënësit e shkollave të mesme, për studentët e regjistruar në studimet deridiplomike në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, si dhe  për studentët  e regjistruar në njërin nga universitetet më të mira botërore sipas rang listës së Shangait, në llogaritë e tyre rrjedhëse u janë lëshuar mjetet e  bursës   për muajin Qershor.

Kjo praktikë e pagesës së rregullt  mujore të mjeteve për bursa për nxënës dhe studentë, praktikë e cila u vendos në fillim të vitit 2021, do të vazhdojë te realizohet edhe gjatë periudhës së ardhshme, si motiv  dhe mbështetje për nxënësit dhe studentët në procesin e edukimit të tyre.

 

 

Lajme dhe Ngjarje

Back to top
Close Offcanvas Sidebar