Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Carovska: Të rinjtë interesohen për njohuri sipërmarrësie dhe për zhvillim të inovacioneve dhe ideve të biznesit

Carovska: Të rinjtë interesohen për njohuri sipërmarrësie dhe për zhvillim të inovacioneve dhe ideve të biznesit

 

Carovska: Të rinjtë interesohen për njohuri sipërmarrësie dhe për zhvillim të inovacioneve dhe ideve të biznesit

 

 

Të rinjtë dëshirojnë sfida. Dëshirojnë të fitojnë njohuri, veçanërisht në fushën e sipërmarrësisë dhe pastaj t`i shfrytëzojnë me mençuri për krijimin e ideve kreative të biznesit dhe ideve për inovacione. Realizimi i atyre ideve,  do të thotë përmbushjen e ëndrrave të mëdha të fëmijërisë dhe krijimin e krijuesve dhe shtytësve të ardhshëm të proceseve dhe ndryshimeve pozitive në shoqërinë. Këtë e theksoi  ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska gjatë ngjarjes së sotme përfundimtare në korniza të garës nacionale të kompanive të nxënësve që tashmë disa vite e organizon Junior Açivment, ku ishin të shpallur fituesit për vitin shkollor 2020/2021.

 

Carovska shprehu kënaqësi që për herë të dytë ka mundësi të marrë pjesë në shpalljen e fituesve të garës dhe shtoi se garat e tilla e zhvillojnë shpirtin individual dhe kolektiv të garës, këmbënguljen, vetëdijen personale dhe përgjegjësi, si dhe aftësinë për të punuar në ekip , siç theksoi, janë veçanërisht vlera të rëndësishme që duhet të bazohen në ndërtimin e secilit karakter, sepse janë baza për vendosjen dhe realizimin e qëllimeve dhe rezultateve të mira në nivel privat dhe profesional.

 

"Ky është një nga momentet përmes të cilës shihet se Maqedonia e Veriut ka potencial të madh kadrovik. Ka të rinj që janë garantues për të ardhmen e saj të mirë dhe ata duhet të mbështeten, puna dhe dëshira e tyre për zhvillim duhet të stimulohen. Ndërsa si institucione të sistemit në bashkëpunim me sektorin qytetar, por edhe partnerët tanë ndërkombëtarë të cilët punojnë në realizimin e qëllimeve globale për zhvillim të qëndrueshëm, pikërisht atë po e bëjmë," tha Carovska, duke shtuar se është e bindur që të rinjtë i njohin të gjithë mundësitë e reja që shteti i krijon për ato sidomos në 3-4 vitet e fundit.

 

Ministrja i përshëndeti të gjithë pjesëmarrësit në garën, ndërsa  i përgëzoi për suksesin e atyre që arritën deri në finale.

 

"Besoj se çdokush pret ta dëgjojnë emrin e tij në mesin e fituesve. Por mos harroni - të gjithë jeni fitues dhe krenari me të cilën mund të lavdërohemi para botës. "Vazhdoni të bëni gara edhe në të ardhmen, në kufijtë e vendit tuaj, por edhe jashtë saj tregoni se atdheu ynë ka rininë më të vlefshme - të mençur dhe perspektive," potencoi Carovska.

 

Në garën nacionale të kompanive të nxënësve kanë marrë pjesë këtë vit 23 kompani të nxënësve nga 14 shkolla të mesme në vend. Vendin e parë e mori kompania e nxënëses  "LifePal" nga gjimnazi "Nikolla Karev" nga Shkupi, e cila ofron një zgjidhje interesante dhe praktike për situata të paparashikueshme nga jeta e përditshme në shkollë, punë gjatë rekreacionit. Kompletet e nevojshme paraqesin pako të vogla që përbëhen nga disa produkte, të cilat do të jenë lehtë të disponueshme të vendosura përmes makinerive vending. Vendin e dytë e mori kompania e nxënëses "TechBook" nga gjimnazi "Josip Broz Tito" nga Shkupi, e cila ofroi smart fletore dhe ueb faqe, ndërsa vendin e tretë e mori kompania e nxënëses "Grow Green" nga SHMQSH Koço Racin nga Shkupi, e cila zhvilloi ide për kafeterinë eko, produktet e së cilës janë të biodegradueshme dhe ekologjike.

 

Kompania fituese do të ketë mundësi të paraqitet në garën Europiane të kompanive të nxënësve, të cilën e organizojnë Xhunior Açivment Europa dhe Xhunior Açivment Lituania.

 

Organizatori i garës këtë vit ndau edhe çmim për prezantimin më të mirë të produktit ose shërbimit përmes rrjeteve sociale, të kompanisë së nxënëses "Health Activity Providers" nga SHMKP "Dimitrija Çupovski" nga Velesi. Për përkushtimin në punën e programit u ndanë çmimet për mësimdhënësin më të mirë të Snezhana Boskovskës nga gjimnazi "Nikolla Karev" nga Shkupi dhe shkollës më sipërmarrëse - SHMKTEJT "Kuzman Josifovski - Pitu" nga Prilepi. Për herë të parë, Xhunior Açivment Maçedoni ndau edhe çmim për esenë më të mirë për dilemën etike në biznes të nxënësit David Arsovski nga SHMEJQSH "Vasil Antevski Dren".

 

 

Lajme dhe Ngjarje

Back to top
Close Offcanvas Sidebar