Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Regjistrimet në shkollat ​​e mesme fillojnë në 14 qershor

Regjistrimet në shkollat ​​e mesme fillojnë në 14 qershor

 

Regjistrimet në shkollat ​​e mesme fillojnë në 14 qershor

 

 

 

Regjistrimet në arsimin e mesëm do të realizohen përmes tre paraqitjeve gjatë muajit të ardhshëm, duke filluar nga 14 qershori. Nxënësit të cilët do t`i nënshtrohen provimit përmirësues, provimit të vitit, provimit për avancim më të shpejtë mund të regjistrohen në shkollat ku do të mbeten vende  të lira pas afatit të qershorit, gjegjësisht  më 23 gusht, ku do të dorëzojnë dokumentacionin si dëshmi.

Nxënësit e ardhshëm të shkollave të mesme kanë mjaft kohë për të menduar se ku do të vazhdojnë arsimin e tyre. Rekomandimi i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës është që vendimi të merret ekskluzivisht në përputhje me bindjet personale dhe afinitetet e nxënësve, mirëpo çdo herë të merren parasysh edhe informatat për çfarë kuadri është i nevojshëm në ekonomi, ndërsa sipas të cilëve, arsimi i mesëm profesional siguron gjasë më të madhe për përfshirje më të shpejtë dhe më të suksesshëm në tregun e punës.

Konkursi për vitin shkollor 2021/2022 parashikon në 109 shkolla të mesme gjithsej 30.053 vende të lira për nxënës në 913 paralele, prej të cilëve 19.602 në arsimin e mesëm profesional në 604 paralele, 9.261 në arsimin - Gjimnaz në 274 paralele dhe  1.190 vende për nxënës në 35 paralele në arsimin për art, akademinë e sportit, gjimnazin për sport dhe gjimnazin për  Matematikë - Informatikë.

Fokusi është tek arsimi profesional, si arsimi i së tashmes dhe së ardhmes.

Në periudhën e kaluar Ministria e Arsimit dhe e Shkencës në bashkëpunim dhe me mbështetjen e projektit “ Arsim për punësim në Maqedoninë e Veriut” (Е4Е@мк) dhe Agjencinë e Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim e realizon fushatën “ Mëso me mençuri, puno me profesionalizëm” e cila ka për qëllim të rrisë vetëdijen publike për arsimin e mesëm profesional të edukojë dhe informojë për rëndësinë e tij për ekonominë kombëtare duke përmirësuar dhe harmonizuar furnizimin dhe kërkesën në tregun e punës.

Fushata u realizua në dy faza.

Në fazën e parë, përmes 19 ngjarjeve, u zhvillua një dialog intensiv midis Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, vetëqeverisjeve  lokale, shkollave dhe komunitetit të biznesit në mënyrë që të identifikohen nevojat për hapjen e profileve dhe klasave të caktuara në secilën komunë, në përputhje me tregun lokal të fuqisë punëtore, përmes së cilës, në fakt, u krijua një politikë regjistrimi që i përshtatet të gjithëve dhe do të kontribuojë më së shumti në uljen e papunësisë të të rinjve dhe zhvillimin e ekonomisë në vend.

Në fazën e dytë, shkollat para nxënësve të ardhshëm të shkollave të mesme prezantuan të gjitha risitë, përfitimet dhe mundësitë që i ofron arsimi profesional, veçanërisht arsimi dual i cili futet në shumë  shkolla.

Përmes dialogut u formuan 97 paralele në 46 shkolla të mesme në 25 komuna, të cilët së bashku me mbi 200 ndërmarrje do të implementojnë një koncept të arsimit dual  i cili është interesant për të rinjtë sepse përqendrohet më shumë në trajnimin praktik në vend të punës, sesa mësimi i  teorisë në klasë.

Në ndërkohë, Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka krijuar një politikë krejtësisht të re të bursave për nxënësit e shkollave të mesme, sipas së cilës, për vitin e ri shkollor, janë paraparë  2000 bursa me vlerë prej 3.500 denarë në muaj për 9 muaj në vit  për të gjithë ata të cilët do të regjistrohen në  klasat duale ose në arsimin e mesëm profesional tre-vjeçare

Ndërsa, 200 bursa në vlerë prej 2.200 denarë në muaj për 9 muaj në vit do të ndahen për nxënësit e regjistruar në vitin e parë në drejtimet deficitare siç janë : elektroteknikë, makineri. hotelieri-turistike, ndërtimtari-gjeodezi, bujqësi-veterineri dhe drejtimi tekstil- lëkurë. Ky është një motiv i shkëlqyeshëm për nxënësit derisa edukohen, njëkohësisht të realizojnë edhe të ardhura shtesë.  

 

 

 

Lajme dhe Ngjarje

Kumtesë
4/15/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar