Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / MASH: Është absurde që me referendum të bllokohet digjitalizimi dhe modernizimi i arsimit

MASH: Është absurde që me referendum të bllokohet digjitalizimi dhe modernizimi i arsimit

 

MASH: Është absurde që me referendum të bllokohet digjitalizimi dhe modernizimi i arsimit

 

 

E drejta për të iniciuar  referendum është legjitime, sepse është e garantuar me kushtetutë. Sidoqoftë, arsyeja për çfarë  përdoret kjo e drejtë nuk është e justifikuar, është absurde që me  referendum të bllokohet progresi dhe digjitalizimi me të cilën modernizohet arsimi.

 

Ndryshimet duhet të ndodhin. Risitë janë sfidë për të gjithë, por nuk duhet të dorëzohemi  prej tyre, por përkundrazi të vazhdojmë të punojmë së bashku dhe në mënyrë transparente për integrimin e tyre në sistem.

 

Zgjidhja ligjore në lidhje me materialet e të mësuarit është plotësisht në përputhje me kohën dhe epokën e teknologjisë IT në të cilën të rinjtë jetojnë dhe për pjesën më të madhe të  tyre, përdorimin e një pajisje elektronike për të përvetësuar një njësi mësimore  ose temë të veçantë, kërkimi dhe hulumtimi i të dhënave në internet nuk është një problem, por një praktikë e zakonshme e cila me ligj do të bëhet e arritshme për të gjithë, zakonisht edhe për nxënësit e familjeve të rrezikuara sociale.

 

Ligji i ri për tekstet shkollore dhe materialet e  tjera mësimore dhe didaktike do të sjellë praktikat evropiane në shkollat tona, ndërsa kontributet nga e njëjta, në pajtim me planin për implementim të reformave, gradualisht do të bëhen të arritshme për nxënësit e klasave të ndryshme gjatë 5-6 viteve të ardhshme. Në ndërkohë, deri në miratimin e ligjit secili ka mundësi për pjesëmarrje në përmirësimin e  tij përmes sugjerimeve dhe vërejtjeve  konstruktive , të cilat MASH siç ishte  deri më tani që me kujdes t`i shqyrtoj, duke i marrë parasysh interesimin më të mirë të nxënësve.

Zgjidhja ligjore në të cilën është definuar digjitalizimi në etapa e  materialeve për mësimi, do të sigurojë ndërveprim më të madh, zvogëlimin e të mësuarit në kushtet e shtëpisë, ndërsa gjithashtu dhe gjithë përfshirjen, duke marrë parasysh se tekstet shkollore do të jenë të arritshme në audio format, por edhe në alfabetin e Brajit për nxënësit me shikim të dëmtuar.

Në fakt, ky është ligji i parë jo diskriminues për tekstet shkollore që miratohet në vend.

Në tekstet shkollore futen temat nga sfera e multikulturalizimit, tolerancës, respektimit të diverzitetit si dhe vlerat të cilat duhet t`i posedojë çdo qytetar evropian dhe një qytetar i shoqërisë bashkëkohore.

Edhe një herë apelojmë tek të gjithë ata që duan të kontribuojnë në avancimin e  zgjidhjes ligjore që është në dispozicion në faqen e internetit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, mund ta bëjë këtë përmes disa kanaleve për komunikim të drejtpërdrejtë me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës e cila vazhdon të punojë në mënyrë transparente, të hapur siç ishte  deri më tani, për të krijuar të gjitha ndryshimet përmes një debati të gjerë publik dhe proces gjithëpërfshirës dhe me pjesëmarrësit e shumtë shoqëror.

 

Ju rikujtojmë se ndryshimet në lidhje me materialet mësimore janë pjesë e planit më të gjerë për reformën e sistemit kombëtar arsimor, të përfshira në programin e punës së Qeverisë dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, i cili është rezultat i analizave gjithëpërfshirëse të cilësisë së sistemit arsimor kombëtar të zbatuara nga organizatat  ndërkombëtare kredibile si OECD dhe UNICEF-i.

 

Ndryshimet janë gjithashtu një përgjigje ndaj kërkesave shumëvjeçare të mësimdhënësve dhe shumë brezave të nxënësve. Pikërisht për shkak të interesit të tyre dhe sigurimit  të arsimimit më cilësor dhe kështu një të ardhme më të mirë, për t`u bashkuar në përpjekjet dhe për të mundësuar zhvillimin dhe realizimin e plotë të potencialit personal brenda kufijve të vendit tonë.

 

Lajme dhe Ngjarje

Kumtesë
4/15/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar