Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / BURSA PARLAMENTARE INTERNACIONALE 2022

BURSA PARLAMENTARE INTERNACIONALE 2022

 

Ambasada e Republikës Federale të Gjermanisë në Shkup raporton për mundësinë për marrjen e Bursës Parlamentare Ndërkombëtare (IPS) nga Bundestagi Gjermani për 2022.

Të rinj të diplomuar nga Evropa Lindore dhe Juglindore, Franca, Izraeli, SHBA dhe vendet arabe fitojnë mundësinë të priten nga anëtari i Bundestagut gjerman dhe kështu përmes teorisë dhe praktikës të njihen me sistemin parlamentar gjerman.

Programi zgjat nga 1 Mars deri më 31 Korrik 2022. Ndër të tjera, si  parakusht për përzgjedhjen është njohja e shkëlqyeshme e gjuhës dhe politikës gjermane, shoqërisë dhe historisë. Për informacione më të hollësishme : www.bundestag.de/ips ose www.skop.diplo.de  .

 

Afati i fundit i aplikimit është 31 korrik 2021.

 

Aplikimet duhet të dorëzohen në Ambasadën Gjermane në Shkup përmes postës elektronike (info@skop.diplo.de) e cila bën zgjedhjen e parë. Kandidatët e përzgjedhur do të ftohen në Ambasadë për një intervistë me një Komision nga Bundestag Gjerman.

 

 

Lajme dhe Ngjarje


7/3/2025
Back to top
Close Offcanvas Sidebar