Në shumicën e profesioneve të cilat i ofrojnë shkollat e mesme “ Dimitar Vllahov” dhe “ Nikolla Karev” në Strumicë për herë të parë futet koncepti dual i cili është mjaft nteresant për të rinjtë, sepse siguron më tepër trajnim praktik në vend të mësimit teorik dhe të cilën ne e mbështesim atë me ndarjen e bursave prej 3500 denarëve në muaj për çdo nxënës.
Këtë e deklaroi ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska sot gjatë vizitës së shkollave profesionale në këtë komunë, në takimet e hapura me nxënësit e ardhshëm ku ata u njohën me përfitimet dhe mundësitë që i ofron arsimi i mesëm profesional, në kuadër të fushatës "Mëso me mençuri, puno me profesionalizëm” ".
“ Këtu edukimi nuk ëshë thjeshtë formal. Nxënësit me të vërtetë fitojnë njohuritë e nevojshme dhe të përgatitur hynë në strukturat e punës dhe strukturat organizative të cilat nuk kanë shpenzime plotësuese për trajnimin e tyre”, theksoi Carovska duke njoftuar se në pajtim me Konkursin për regjistrimin nxënëve në arsimin e mesëm në vitin shkollor 2021-2022, në të dy shkollat e mesme profesionale të Strumicës janë parapërë gjithsej 898 vende të lira në 10 drejtime: bujqësi- veterineri, kimi-teknologji, drejtimi shëndetës, hotelieri-turistike, makiner, tekstil-lëkurë, elektroteknikë, komunkacion, ndërtimtari-geodezi dhe drejtimi pylltari- përpunim i drurit.
„ Shpreh mirënjohjen time për kompanitë të cilët u përfshinë në zgerimin dhe realizimin e konceptit të mësimit dual, që treguan jo vetëm interesim për realizimin e qëllimeve koorporative, por gjithashtu treguan përgjegjësi shoqërore dhe përkushtim
ndaj realizimit të përpjekjeve të vendit për uljen e papunësisë të të rinjëve “ theksoi Carovska.
Ministrja potencoi se avancimi i cilësisë së arsimit të mesëm profesional dhe rritja e atraktivitetit të tij tek të rinjtë është pjesë e strategjisë më të gjerë në përshpejtimin e progresit të përgjithshëm ekonomik të vendit.
"Nga njëra anë, falë politikave të duhura për tërheqjen e drejtëpërdrejtë të investimeve të huja dhe për mbështetjen e kompanive vendore vazhdimisht hapen vende të reja të punës të cilat zakonisht janë për personat me përgatitje profesionale, ndërsa nga ana tjetër duhet të nxjerrim kuadër të mjaftueshëm që t``i plotësojmë ato vende të punës.
Dhe siç e shihni, jemi duke punuar intensivisht për këtë, "tha Carovska, duke theksuar se zgjedhja e arsimit profesional ofron perspektivë dhe për këtë arsye të rinjtë duhet të mendojnë mirë para se të vendosin se në cilën shkollë të mesme do të regjistohen ata.