Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / MASH-i u përgjigjet kërkesave të grupit

MASH-i u përgjigjet kërkesave të grupit

 

MASH-i u përgjigjet kërkesave të grupit

 

Duke respektuar parimet e transparencës në punë dhe hapjen ndaj publikut për të gjitha dilemat që lidhen me reformat e arsimit fillor që do të fillojnë me vitin e ri shkollor, Ministria e Arsimit dhe Shkencës në mënyrë publike dhe transparente i përgjigjet kërkesave të cilat grupi" Tekste shkollore  dhe mësim duhet të ketë " i dorëzoi ato javën e kaluar si kusht për tërheqjen nga qëllimi për të inkurajuar nxënësit  të bojkotojnë mësimet.

 

 Lidhur me akuzat për ndryshime të nxituara do të dëshironim të ju informojmë se plani për ndryshime në lidhje me mësimin në shkollat ​​fillore, gjegjësishtë  përgatitja  e Konceptit të ri për arsimin fillor, përgatitja e programit mësimorë të ri dhe Ligji i ri për tekstet shkollore dhe materiale didaktike. Është paraparë me programin  për punën e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së  Veriut  në mandatin e mëparshëm dhe në atë aktual, si dhe Strategjinë e Arsimit 2018-2025, është i bazuar në rezultatet e analizave konkrete për  cilësinë e  sistemit kombëtar arsimor të përgatitur nga institucionet  kredibile  ndërkombëtare si OECD dhe UNICEF.

 

Motiv për ndryshimet janë arritjet e dobëta afatgjate të nxënësve tanë në testet ndërkombëtare si PISA dhe TIMSS, por edhe kërkesat e mësimdhënësve, shumë gjeneratave  të nxënësve  dhe prindërve / kujdestarëve të tyre që vunë në dukje dobësitë e sistemit arsimor kombëtar , duke përfshirë mospërputhjet, palogjikshmëritë dhe përmbajtjet diskriminuese në tekstet shkollorë, të gjitha këto u pritën me reforma të pjesshme që nuk prodhuan efektin e pritur.

.

 

Edhe pse, të gjithë komponentët e planit të reformës janë miratuar në mënyrë transparente, përmes debatit publik dhe me pjesëmarrjen e të gjitha  palëve të interesuara dhe ekspertëve , krejt papritur  rishfaqen dilema në publikë për disa ndryshime, veçanërisht për procesin e digjitalizimit të materialeve për mësim.

 

Ne do të sqarojmë përsëri se ligji i ri për tekstet shkollore përcakton që për nxënësit nga klasa e parë në klasën e tretë do të vazhdojnë të sigurohen libra shkollorë në version të shtypur, duke qenë se kjo është periudha në të cilën ndërtohet marrëdhënia me librin. Ndërsa për nxënësit e klasave të katërta dhe ato të larta si opsion i parë do të ofrohen libra shkollorë dixhitalë që kanë shumë më shumë përmbajtje multimediale dhe animacione dhe sigurisht tërheqin më shumë vëmendje dhe interes të studentëve, dhe lënda është më e lehtë për tu zotëruar.

Është  e rëndësishme të theksohet që digjitalizimi i materialeve mësimore po futet në etapa . Fillon me klasën e katërtë në vitin shkollor 2021/2022, dhe secila që pason   do të mbulojë  klasë të re më të lartë dhe do të përfundojë prej  5 deri në 6 vitet e ardhshme.

Gjithashtu  , në vend të një teksti  shkollor për çdo  lëndë, parashikohet se  mund të përdoren deri në tre libra shkollorë, dhe për zgjedhjen vendosin  mësimdhënësit në nivel kolektivit në secilën shkollë, me të cilën kënaq kërkesën e kuadrit mësimdhënës për të siguruar burimet arsimore të hapura dhe  autonomi më të madhe në zgjedhjen e burimeve të informacionit.

Zgjidhja ligjore parashikon për nxënësit që janë nga familja sociale e ndjeshme dhe nuk kanë pajisje për të mësuar nga tekstet digjitale, si dhe për nxënësit të cilët për shkak të aftësisë së kufizuar kanë nevojë për pajisje ose teknologji ndihmëse, shkolla është e detyruar të sigurojë kushte që secili nxënës të ketë qasje në përdorimin e tekstit  shkollor. Si  mbështetje shkollave, së bashku me Bankën Botërore, ne do të realizojmë aktivitet për pajisjen e tyre të ashtuquajturin fond bibliotekar i pajisjeve elektronike që do t`u jipen për përdorim të përkohshëm nxënësve  nga familjet sociale të ndjeshme në mënyrë që ata të mund të përdorin tekste shkollore digjitale . Shkollat ​​do të jenë të obliguara  gjithashtu që të sigurojnë edhe  mbështetje teknike (mirëmbajtje) për të gjithë nxënësit të cilët meritojnë    pajisje elektronike.

Ideja e ndryshimeve është që të mos përdoren intensivisht tekstet shkollore gjatë mësimit, sepse ato janë vetëm  si shtesë ndihmëse  për zotërimin e materialit mësimor dhe mjeti kryesor është ndërveprimi mësimdhënës-nxënës. Teknologjia e TI-së do të zbatohet në orët e mësimit vetëm kur  temën e caktuar programi i mësimit  e  jepë atë.

       Në çdo rast, asnjë fëmijë nuk do të përjashtohet nga përdorimi i teksteve shkollore. Këtë nuk do ta lejojmë , njësoj si në kushtet e pandemie nuk lejuam asnjë nxënës të  mos jetë i kyçur   nga mësimdhënia, gjegjësishtë  ta ndjekim atë përmes njërës prej formave të ofruara (mësimi i pranisë fizike, mësimi online , shpërndarja e materialeve të shtypura nga shkolla  duke ndjekur  ose shikuar emisijone  edukative në MTV) në kornizë të  modelit hibrid të mësimit  të përgatitur për vitin shkollor aktual.

Si shtesë, të gjithë tekstet shkollore  do të jenë në qasje  në formatin audio, por gjithashtu të shtypur në  alfabetin Braille për nxënësit  me shikim të dobët.

 

Veçanërisht është e rëndësishme të theksohet se me  Ligjin e ri për Tekstet shkollore dhe materialet    tjera mësimore dhe didaktike, me  vendosjen e më shumë filtrave  në procesin e përgatitjes dhe miratimit të materialeve mësimore, do të eleminohen  gabimet dhe palogjikshmëritë  të njëjtat  dhe përmbajtja do të shkruhet në gjuhën e autorit , gjegjësishtë . me  stil të kuptueshëm dhe adekuat  për moshën e nxënësve. Do  të marrim tekste shkollore në të cilët  do të integrohen  çështjet e ndjeshme ndaj gjinisë, multikulturalizmit, barazi, respektimin e të drejtave të njeriut, pjesëmarrjen qytetare dhe parime të ngjashme që  jemi të obliguar të kujdesemi  si  shoqëri demokratike.

Për herë të parë, në përpilimin dhe miratimin e materialeve për mësim do të marrin pjesë edhe përfaqësues të sektorit civil të cilët kanë minimum 10 vite përvojë pune në sferën e mos-diskriminimit, të drejtat e njeriut, barazisë gjinore dhe multikulturalizmit, ndërsa materialet do të rishikohen çdo vit, që të mos kemi të dhëna të vjetruara dhe përmbajtje të cilët nuk do t`i përshtaten realitetit.

Ligji tani më është i dërguar në Kuvend dhe përmbajtja është tërësisht e harmonizuar me dokumentet strategjike dhe rekomandimet e sjellura nga ana e Komisionit Evropian të cilat kanë të bëjnë me arsimin dhe digjitalizimin.

Kështu që, duke e marrë parasysh këto fakte, bëhet fjalë për Ligjin e Parë jo-diskriminues për tekstet shkollore dhe materiale tjera mësimore didaktike në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

 

 

Kërkesë e grupit: Të mos bashkohen dy ose më shumë lëndë në një lëndë

 

Përgjigje

 

Plotësisht e gabuar është të flitet për “ bashkimin” e lëndëve mësimore pa e ditur qasjen bashkëkohore në pedagogji, përgjithësi në strategjitë, metodat e punës në mësim në shkolla.

As nuk “ bashkohen” lëndë mekanike dhe as nuk bëhet ndonjë komplikim ose bashkim jonatyrorë që është e papërshtatshme për mësim, por përkundrazi bëhet integrimi i lëndëve të ngjajshme, nga e njëjta fushë ose një fushë e ngjashme shkencore për të mundësuar mësim  më të lehtë, më thelbësor të fenomeneve dhe lidhjes, duke marrë pasqyrë tek nxënësit  për atë që mësojnë.

Integrimi edhe deri më tani ka qenë  pjesë përbërëse e mësimdhënies në periudhën e parë dhe të dytë të arsimit fillor, tani ajo vazhdon edhe në periudhën e tretë të arsimit fillor. Por deri më tani në mësimdhënien lëndore u sugjerohej mësimdhënësve të bënin lidhje ndërdisiplinore dhe kështu të planifikonin dhe zbatonin mësimin. Për të konfirmuar që integrimi është baza e çdo sistemi arsimor, mjafton të shohim përvojat e të gjitha vendeve në Evropë dhe në botë.

Testet ndërkombëtare bazohen në pyetje, përkatësisht detyra për zgjidhjen e problemeve që kërkojnë përgjigje nga shumë aspekte dhe lidhjen e diturive nga një ose më shumë fusha, lidhjen e diturive nga lëndë të  ndryshme në përpjekje për të të “ mbledhur” , gjegjësisht të sintetizohen perspektivat e ndryshme për lëndën/ dukurinë e të mësuarit.

Kjo mënyrë ju mundëson nxënësve  të lidhin më lehtë përmbajtjen e mësimdhënies me realitetin, të shohin kuptimin e asaj që mësojnë dhe të përjetojnë veprimtaritë mësimore si të rëndësishme dhe të zbatueshme.

Për të arritur njohurit e tilla, shkolla duhet t`u ofrojë nxënësve  një mësim bashkëkohorë, të integruar, lidhje kuptimplote midis lëndëve.

Kërkesa e grupit: Të arsyetohet dhe argumentohet shkurtimi i fondit të orëve nga lëndë të caktuara dhe ndikimi i procesit mësimor për lëndët e njejta

Përgjigje:

Nëse "thelbi" i Konceptit, parimeve, strategjive dhe metodave të mësimdhënies dhe të të nxënit lidhet me planin mësimor  të ofruar, atëherë është e qartë se nuk ka shkurtim  të numrit të orëve, dhe se  nuk është në dëm të nxënësve .

Deri më tani, fliteshte se nxënësit  janë të mbingarkuar, se ata kanë shumë lëndë dhe tani, në përpjekjen e parë për një ndryshim thelbësor në interesin e nxënësve , për t`u çliruar nga "njohuritë e panevojshme", njohuritë faktike, pyetja lind pse bëhet kjo.

Në periudhën e parë të arsimit fillor, sipas moshës së nxënësve, programet mësimore zhvillohen në atë mënyrë që mundësojnë përmes metodës së lojës, hulumtimit dhe mësimit përmes përvojës, natyrisht përmes integrimit të qëllimeve, përmbajtjes së lëndëve të ndryshme, nxënësit të arrijnë rezultatet e parapara nga mësimi.

Me integrimin e lëndëve në klasat e larta, numri i përgjithshëm i orëve nga fushat shkencore që janë mësuar deri më tani përmes lëndëve të ndryshme nuk janë zvogëluar.

Numri i orëve, lidhja dhe orari i moduleve do të japin një pasqyrtë  të qartë të përfaqësimit të secilës disiplinë shkencore kur do të zhvillohen  programet mësimore

Janë sjellur programet mësimore për klasën e parë dhe të katërt, nga të cilat mund të shihet qartë cilësia e re.

 

Kërkesa e grupit: Të krijohen kushte adekuate për gjithëpërfshirjen e nxënësve me vështirësi

Përgjigje:

Sikurse  barazia gjinore, poashtu gjithpërfshirja është një parim themelor i konceptit të ri.

Përfshirja, ndryshe nga më parë, kur nuk ishte rregulluar me ligj dhe iu la "vullnetit të mirë" të drejtorëve dhe mësimdhënësve  të shkollave, nëse ata do të pranojnë nxënës  të caktuar apo jo, tani me ligjin e ri për arsimin fillor, si dhe me Konceptin , si kurrë më parë deri më tani, jo vetëm që është rregulluar, por të gjitha hapat për zbatimin e tij janë parashikuar dhe planifikuar në interes të nxënësve  me vështirësi dhe të të gjithë nxënësve me nevoja të  veçanta arsimore.

Kjo do të thotë që të gjitha aktet nënligjore janë sjellur, ofrohet ndihmë nga asistentë arsimorë dhe personalë për këta nxënës, është e mundur të zhvillohet një plan arsimor individual për secilin nxënës me nevoja të veçanta, programe të modifikuara dhe krijimin e kushteve fizike në shkolla për këta nxënës.

Ajo që duam të theksojmë është se për herë të parë futet në mënyrë sistematike shërbimi i asistencës arsimore, i cili është një parakusht për sigurimin e arsimit gjithëpërfshirës

Kështu, ndihma arsimore do të dorëzohet në përputhje me Ligjin për Arsimin Fillor, do të financohet nga Buxheti i RMV, gjegjësisht  përmes Buxhetit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për vitin 2021, për të cilën janë siguruar mjete financiare në vlerë prej 59 milion denarë.

 

Në bashkëpunim me Zyrën e UNICEF, në gjysmën e dytë të muajit maj fillojmë me trajnimin e kuadrit në shkollat e veçanta gjegjësisht  trajnimin për trajnerë për asistentë arsimorë, të cilët më tej duhet ta zbatojnë trajnimin e asistentëve arsimorë që do të zgjidhen, ndërsa do të mbahen edhe trajnime për mësimdhënësit në paralelet e të cilëve do të përfshihen këta nxënës.

Sipas Ligjit të ri për arsimin fillor, shkollat speciale, përkatësisht shkollat në të cilat edukohen nxënësit me vështirësi të fitojnë edhe veprimtari shtesë, të bëhen Qendra Burimore me çka do të mundësohet mobilitet i tashmë kuadrit me përvojë ekzistues që do jep mbështetje të nxënësve gjithëpërfshirës si dhe të ekipeve gjithpërfshirëse në shkollat e rregullta.

 

Nga ky vit, sigurimi i qasjes është kusht i detyrueshëm që duhet të plotësohet për të marrë mjetet financiare për adaptim, rinovim ose ndërtim të shkollës me mjete nga MASH-i.

Në mënyrë shtesë të këtij drejtimi të avancimit të procesit të gjithpërfshirjes, në rrjedhë është realizimi i projektit për qasje të papenguar në 14 institucione arsimore në vend - 6 shkolla fillore, 4 shkolla të mesme dhe 4 fakultete përmes Programit të Veprimit të 2019-IPA 2 - EU for inclusion për të cilën është përgatitur  dokumentacioni teknik (projektet e adaptimit) dhe presim aktivitet ndërtimore të fillojnë në qershor / korrik 2021.

Në korniza të projektit IPA "Bëhu IN, Bëhu inkluziv, Bëhu Inkludues", janë ndarë 320 bursa për fëmijë me vështirësi që janë përfshirë në arsimin e rregullt dhe atë për klasën e parë dhe të dytë, ndërsa në rrjedhë është shpallja e re për ndarjen e 150 bursa shtesë për vitin e ardhshëm shkollor .

Kërkesa e grupit: të anulohet arsimit gjithëpërfshirës i ndjeshëm gjinor në arsimin fillor

Përgjigje:

 

Arsimi ka rol kryesor në krijimin e mundësive për transformimin e normave të dëmshme gjinore dhe formularë të sjelljes. Në këtë mënyrë kontribuon në zvogëlimin e stereotipave gjinor të përhapura dhe themelimit të pabarazisë gjinore, diskriminimit dhe dhunës, u mundëson fëmijëve rritje dhe zhvillim në përputhje me interesat e tyre.

Për të mundësuar barazinë gjinore, arsimi inkurajon përfshirjen e  perspektive gjinore në trajnimin e mësimdhënësve, realizon mësim përmes përmbajtjes që nuk ka stereotipe të eksplicite gjinore, shfrytëzon qasje që është gjinore senzitive dhe thërret në marrëdhënie kritike në pabarazisë gjinore. Përmbajtjet mësimore janë të zgjedhura kështu që çojnë kujdes edhe të vajzave dhe djemve t`u ofrojnë modele pozitive për identifikim që nuk janë të kufizuara nga rolet tradicionale gjinore.

Përmbajtjet që e promovojnë barazinë gjinore sugjeron që gjinia nuk duhet të jetë bazë për vlera dhe fuqi të ndryshme, njëkohësisht duke kontribuar në atë të kuptohen pasojat negative nga respektimit i ngurtë i normave, pritjeve dhe roleve gjinore. Përmbajtje të tilla janë të pranishme në programet mësimore të të gjitha lëndëve ku është e mundur, ndërsa në tekstet shkollore dhe materialet mësimore për këto lëndë, këto mesazhe, përveç që përcillen përmes vetë teksteve, mbështeten edhe përmes materialit vizual dhe përmes ushtrimeve të ndryshme të destinuara për konceptet kritike të termave.

Me rëndësi të jashtëzakonshme për sigurimin e arsimit të ndjeshëm gjinor ajo që midis lëndëve zgjedhore të ofruara ka të atillë që pjesërisht janë të përkushtuara për të fituar njohuri se normat dhe rolet gjinore nuk janë fikse, si dhe që stereotipet gjinore mund të çojnë pasoja të rënda individuale dhe sociale , ndër të cilat më problematike është përhapja e lartë e dhunës me bazë gjinore. Pritet që lëndët e këtilla, përmes përmbajtjes së treguar, të mundësojnë ndërtimin e qëndrimit negativ ndaj të gjitha llojeve të diskriminimit gjinor.

Komponenti i rëndësishëm në promovimin e barazisë gjinore përmes arsimit është stimulimi i pjesëmarrjes së nxënësve në aktivitetet mësimore dhe jashtëshkollore pa marrë parasysh gjininë, gjegjësisht pritjet stereotipike në lidhje me gjininë.

Udhëzimi dhe këshillimi profesional në shkollë gjithashtu mund të ndihmojë në tejkalimin e pikëpamjes tradicionale të profesioneve si "mashkull" dhe "femër" dhe të inkurajojë vajzat dhe djemtë të zgjedhin profesionin e tyre për t`u udhëhequr nga dëshirat, aftësitë dhe interesat e tyre.

 

Kërkesat e grupeve: Etika e feve të mbetet lëndë zgjedhore

Përgjigje:

 

Në asnjë moment nuk flitet për "heqjen" ose "shtimin" e lëndëve mësimore konkrete në pjesën e lëndëve zgjedhore. Përkundrazi, hapet mundësia për krijimin e listave të lëndëve me zgjedhje sipas interesit të nxënësve, si dhe sipas krijimtarisë së mësimdhënësve, të krijojnë dhe ofrojnë lëndë mësimore interesante për nxënësit. E vetmja gjë që ndryshon është imponimi i detyruar dhe tendencioz i disa lëndëve të nxënësve vetëm të mbushet fondi i orëve të  mësimdhënësit të caktuar ose më thjesht, pa përpjekje të shumtë shkolla të organizojë mësim, ajo edhe to mos jetë interesante dhe e dobishme për nxënësit.

 

Kërkesa në grupin: Të krijohen protokolle për mbajtjen e orëve me prani fizike në kushtet e pandemisë

Përgjigje:

Ministria e Arsimit dhe Shkencës, si institucion kompetent,  angazhohet për mësim me prani fizike të nxënësve, për atë qëllim tashmë ka përgatitur të gjitha Protokollet që e rregullojnë mësimin me praninë fizike, por ky vendim varet edhe nga situata epidemiologjike në vend , rekomandimet e autoriteteve shëndetësore dhe shkalla e imunizimit dhe krijimin e imunitetit kolektiv të popullatës. Mësimdhënësit dhe kuadri edukatorëve janë një nga grupet prioritare në procesin e filluar të imunizimit masiv.

 

Ministria e Arsimit dhe Shkencës mbetet si institucion i hapur dhe  do të vazhdojmë të sqarojmë dilemat në lidhje me të gjitha ndryshimet që synojnë ta përmirësojnë cilësinë e arsimit.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

 

Lajme dhe Ngjarje


11/22/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar