Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Carovska: në Kavadar, arsimi dual është zbatuar me sukses për tre vjet , në mënyrë që të rinjtë të shfrytëzojnë nga përfitimet që ofron

Carovska: në Kavadar, arsimi dual është zbatuar me sukses për tre vjet , në mënyrë që të rinjtë të shfrytëzojnë nga përfitimet që ofron

 

Carovska: në Kavadar, arsimi dual është zbatuar me sukses për tre vjet , në mënyrë që të rinjtë të shfrytëzojnë nga përfitimet që ofron

 

 

Komuna e Kavadarit së bashku me bashkësinë  lokale të biznesit  i bashkangjiten  përpjekjeve të  Qeverisë dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për ngritjen e atraktivitetit dhe interesin për zgjedhjen e arsimit të mesëm profesional nga të rinjtë. Edhe këtu, shkollat ​​e mesme profesionale në kuadër të fushatës "Mëso me mençuri, puno në mënyrë profesionale" organizojnë ditë të hapura për nxënësit e shkollave të mesme të ardhshme dhe prezantojnë perspektivat të cilat i ofron  ky lloj i arsimit, nga aspekti i punësimit dhe garantimit për ardhmëri  të mirë për çdo të ri .

 

Kjo u deklarua nga Ministrja e Arsimit dhe e Shkencës Mila Carovska gjatë vizitës së sotme në SHMK "Kiro Spanxhov - Brko" dhe SHMK "Gjorçe Petrov" ku, siç tha ajo, si dhe në shumë shkolla të mesme profesionale në vend , për herë të parë në vitin e ri shkollor futet koncepti i arsimit të dyfishtë për profile të caktuara, dhe për disa, tanimë ekziston dhe vazhdon të implementohet  nga shtatori përmes bashkëpunimit të shkollave me kompani. Ju përkujton se kompania Drekselmeier ka tre vjet që është  pjesë e historisë  së suksesit.

 

Gjysmë maturantët e rinj nga Kavadari, si dhe nga komunat përreth, kanë edhe një muaj për të menduar se ku do të vazhdojnë shkollimin dhe këshilla ime janë pikërisht këto shkolla të mesme dhe saktësisht arsimi i dyfishtë .Gjithashtu besoj se brezat që kanë kaluar tashmë vit të caktuar arsimor në klasë të dyfishtë janë jashtëzakonisht të kënaqur me mënyrën e përvetësimit të njohurive dhe me njohuritë vetë të  fituara dhe se ata do ta transferojnë këtë përvojë tek më të rinjtë dhe kështu do të japin kontribut në rritjen e numrit të nxënësve  që zgjedhin arsimin e mesëm profesional," tha Carovska, duke shtuar se mësimi në shkollat ​​e mesme profesionale po modernizohet përmes shtimit të orëve praktike dhe përmes  prokurimit  të pajisjeve.

 

Shkolla e mesme "Gjorçe Petrov" është pjesë e shkollave bujqësore për të cilat kemi blerë 11 makina për trajnimin praktik të nxënësve. Do të vazhdojmë këtë  proces edhe me mbulimin e profesioneve të tjera dhe shkollave të tjera në vend ", informoi Carovska.   

 

Ministri tha se me një sërë masash për të përmirësuar cilësinë e arsimit profesional dhe për promovimin e tij në mesin e të rinjve, deficiti i personelit do të zvogëlohet, të rinjtë do të ndihmohen të qëndrojnë në qytetet e tyre dhe të realizojnë veten e tyre në mënyrë profesionale, ku  do të përshpejtohet  edhe zhvillimi i vendit.

 

Në të dy shkollat ​​e mesme profesionale në Kavadar është planifikuar të regjistrohen gjithsej 431 nxënës  në vitin e parë. Prej tyre, 245 nxënës në 8 paralele me mësim në gjuhën maqedonase janë në SHMK "Kiro Spanxhov - Brko" edhe atë për maqineri dhe elktroteknik , gjeologji dhe  miniera - profesion metalurgjik, dhe 186 të tjerët në 6 paralele në gjuhën maqedonase në shkollën e mesme "Gjorçe Petrov" për bujqësi - veterinare, pylltari - përpunim druri dhe profesione shëndetësore.

 

Lajme dhe Ngjarje


11/22/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar