Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Carovska për TV 24: Investojmë fuqishëm në infrastrukturë dhe pajisje të shkollave, të përgatitur fillojmë me reformën e arsimit fillor

Carovska për TV 24: Investojmë fuqishëm në infrastrukturë dhe pajisje të shkollave, të përgatitur fillojmë me reformën e arsimit fillor

 

Carovska për TV 24: Investojmë fuqishëm në infrastrukturë dhe pajisje të shkollave, të përgatitur fillojmë me reformën e arsimit fillor

 

 

Ministria e Arsimit dhe Shkencës intensivisht investon në rikonstruksion, ndërtim shtesë dhe ndërtim të shkollave si dhe në pajisje për laboratorët, me qëllim fillim të suksesshëm të reformës të arsimit fillor prej vitit shkollor 2021/2022. Njëra nga arsyet për zvogëlimin e cilësisë së arsimit është investimi i pamjaftueshëm dhe joadekuat dhe financimi i arsimit në tre dekadat e fundit. Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska thotë se tani është ndryshuar mënyra dhe metodologjia për  deponim në investimet kapital ka ndryshuar investimet në arsimin.

Komunat mund të aplikojnë në thirrjen publike për investime kapitale, ndërsa projektet më pas zgjidhen përmes procesit transparent. Por, për qasje sistematike, nevojiten edhe të dhëna për gjendjen në të cilën gjende shkollat në vend, dhe për atë ka filluar në mbledhjen e të dhënave mikro, përkatiësisht  bëhet analizë e detajuar e infrastrukturës.

 

Në magazinën informative "25 minuta" në TV 24, Carovska theksoi se madje edhe në ato 141 shkolla që kanë rinovuar nyjet sanitare në 5 vitet e fundit, tashmë vërehen dëme të konsiderueshme, vetëm për shkak të sistemit joadekuat të mirëmbajtjes.

 

„Në shumë raporte është shënuar se nuk është në diskutim investimi, nëse bëhet me plan dhe në mënyrë të barabartë, ndërsa ne atë e bëjmë, aq sa mirëmbajtja duhet të jetë përkatëse. Ekziston rregullore për atë, tani bëhen shkresa në shkollat se duhet ta respektojnë", tha ministrja.

 

Në përmirësimin e infrastrukturës së shkollave, pajisje në Laboratorët informatike për shkenca natyrore, si dhe për biblioteka dhe burimet shkollore për nevojat e mësimit, do të investohet përmes Projektit për avancimin e arsimit fillor, për të cilin është nënshkruar marrëveshje me Bankën Botërore. Nga gjithsej prej 21.5 milion euro, aq sa është projekti, për këto qëllime janë ndarë 15.1 milion euro.

 

„Për herë të parë, kjo qeveri morri ritëm të fortë në investimin në arsimin fillor, që të mund të vendosen kushtet për zbatimin e konceptit të ri dhe për rreth 6 vite nga sot të themi se arsimi fillor i jonë është modern, përkatës dhe i plotëson standardet," theksoi Carovska.

 

Efektet e reformës së arsimit fillor do të tregohen përmes rezultateve më të mira të testimeve ndërkombëtare, në të cilat tani jemi në mesatare ndërkombëtare, madje edhe nën mesataren e rajonit.

 

Ministria, potencoi Carovska, as prokurim as nuk ka plan të prokuron automjete, por e rrit buxhetin për investime kapitale dhe ai këtë vit është një miliard denarë ndërsa bllok-dotacionet, edhe gjatë kohës së krizës tetor-dhjetor të vitit 2020, janë rritur për 2%.

 

Lajme dhe Ngjarje


11/22/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar