Të gjitha reformat që tani po bëhen në arsim çojnë në modernizimin e sistemit, i cili për mësimdhënësit është motivim për avancim në karrierën dhe të vazhdojmë të kontribuojmë fuqishëm në krijimin e një ardhmërie në vendin tonë, thotë mr. Arta Sadiku Akteshi, mësimdhënëse klasore në SHFK Imri Elezi Komuna e Çairit - Shkup.
"Për herë të parë këtë vit isha e njoftuar për mundësinë të paraqitem për avancim me titull mësimdhënës mentor sipas Ligjit të ri për mësimdhënës dhe bashkëpunëtorët profesional në shkollat dhe me kënaqësi e bëra atë," thotë Sadiku Akteshi.
Mësimdhënësja thekson se një pjesë e madhe e kolektivit kanë arsye shtesë të gëzohen sepse kontratat që i nënshkruajnë në fund të çdo viti do tu transformohen në me kohë të pacaktuar, siç është parashikuar me ligj.
Sipas Sadiku Akteshit, marrëdhënia e punës stabile mban kënaqësi më të madhe nga profesioni dhe inkurajon vullnet më të madh për krijimtari dhe frymëzim te mësimdhënësit me çka theksohen vlerat e vërteta të arsimit.
Me reformat motivohen mësimdhënësit të avancohen në karrierën
