Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Carovska për TV 21: Krijojmë arsim modern i cili do të ofrojë pozitë fillestare të barabartë për çdo fëmijë

Carovska për TV 21: Krijojmë arsim modern i cili do të ofrojë pozitë fillestare të barabartë për çdo fëmijë

 

Carovska për TV 21: Krijojmë arsim modern i cili do të ofrojë pozitë fillestare të barabartë për çdo fëmijë

 

 


Sistem modern të arsimit duhet të ekzistojë dhe në atë punojmë. Hapin e parë të modernizimit duhet ta bëjmë sepse të gjitha kërkimet, të gjitha vlerësimet tregojnë se fëmijët tanë mbeten analfabetë funksionalë, tha ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska në emisionin "10 minuta" në TV 21.

 

Carovska theksoi se sot ne krijojmë arsim për kohën e digjitalizimit. Arsim që do të ofrojë një pozicion fillestar të barabartë në jetë në mënyrë të barabartë për të gjithë fëmijët.


"Flitet për shtresim shoqëror dhe po përpiqen të tregojnë se kjo do të krijojë pabarazi. Apeloj që sot ekziston hendek i thellë midis nxënësve nga rreziku shoqëror dhe rreziku joshoqëror. "Disa kanë qasje vetëm në tekst shkollor jocilësor, por nuk kanë qasje në tabletë dhe kompjuter, as në internet ndryshe nga nxënësit e tjerë që kanë qasje dhe në tekst shkollor jocilësor, por kanë mundësi të mësojnë nga enciklopeditë ose të hulumtojnë në internet , "tha Carovska.

 

Ministrja theksoi se me zgjidhjen ligjore që fillon në klasën e katërt vitin e ardhshëm shkollor, nxënësit që vijnë nga familje në rrezik shoqëror do të kenë qasje të barabartë në pajisjet digjitale, ndërsa me atë mundësi të barabarta më tej në jetë, sepse do t`i zotërojnë aftësitë për të përdorur mjetet digjitale dhe pajisjet që u duhen.

 

Lidhur me mënyrën në të cilën do të sigurohen pajisjet, Carovska theksoi se të dhënat për nxënësit që janë në rrezik shoqëror do të merren nga sistemi dhe nga vetë shkollat.

 

Lajme dhe Ngjarje

Kumtesë
4/25/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar