Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Carovska: Arsimi është shtyllë kryesore në ndërtimin e shoqërisë të cilat janë bazë e vlerave qytetare

Carovska: Arsimi është shtyllë kryesore në ndërtimin e shoqërisë të cilat janë bazë e vlerave qytetare

 

Carovska: Arsimi është shtyllë kryesore në ndërtimin e shoqërisë të cilat janë bazë e vlerave qytetare

 

 

Arsimi është shtyllë kryesore në ndërtimin e shoqërisë e cila bazohet në vlerat qytetare. Koncepti i ri për Arsimin Fillor, e cila do të zbatohet në 5-6 vitet e ardhshme, për herë të parë vendos gjithëpërfshirjen, barazinë gjinore dhe ndërkulturësinë si parime kryesore që janë të lidhura drejtpërdrejt me Standardet Kombëtare të Arsimit. Në këtë mënyrë e forcojmë multikulturalizmin, respektin për diversitetin dhe krijimin e një shoqërie për të gjithë.

 

Këtë e theksoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska gjatë kohës së panel diskutimit me temë "Jodiskriminimi dhe multikulturalizmi në shkollat", në organizim të Civil.

 

"Të gjithë ishim dëshmitarë se për vite shpalleshin përmbajtje diskriminuese të teksteve shkollore. "Sot po udhëheqim debat për atë çfarë forme të teksteve shkollore duhet të kemi, me atë rast  flasim për zgjidhje ligjore që në mënyrë eksplicite përmes disa filtrave parandalon hyrjen e përmbajtjes së tillë në tekstet shkollore dhe në përgjithësi në materialet didaktike", tha Carovska.

 

Ministrja informoi se tashmë 2 tekste shkollore që kanë përmbajtje diskriminuese janë tërhequr nga përdorimi dhe se ajo është  demonstrim i vullnetit sistematik diçka të ndryshohet. Sipas Konceptit të ri për arsimin fillor, si do të përpunohen programet mësimore të reja, ashtu do të fillojnë edhe procedurat për përpunimin e teksteve shkollore të reja.

 

"Nuk është e lejueshme të miratohen ligje mbi diskriminimin dhe gjithëpërfshirjen, ndërsa në realitet ka përmbajtje diskriminuese në shkollat, përmbajtje që ofendojnë dhe drejtpërdrejt të krijohet atmosferë të pakënaqësisë," tha Carovska, duke potencuar se gjërat kanë filluar të ndryshojnë intensivisht.

 

 

Lajme dhe Ngjarje

Kumtesë
4/25/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar