Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / MASH –i drejtuar VMRO-DPMNE: Do të ketë tekste të rinj dhe modernë, por jo dhe komisione për shtypje si në kohën e VMRO-DPMNE-së

MASH –i drejtuar VMRO-DPMNE: Do të ketë tekste të rinj dhe modernë, por jo dhe komisione për shtypje si në kohën e VMRO-DPMNE-së

 

MASH –i drejtuar VMRO-DPMNE: Do të ketë tekste të rinj dhe modernë, por jo dhe komisione për shtypje si në kohën e VMRO-DPMNE-së

 

 

Është mire se VMRO-DPMNE më në fund pranon se mbështet digjitalizimin dhe nuk duhet të shqetësohet nëse MASH nuk ka kapacitet për ta zbatuar atë. Përgatitja e programit të ri, materialeve dhe të gjitha kapacitetet e nevojshme kryhen me dinamikën e duhur dhe gjithçka do të jetë gati për fillimin e vitit të ardhshëm shkollor.

 

Opozita VMRO-DPMNE, duke kërkuar tekste shkollorë të shtypura krejtësisht të rinj, vazhdon të përpiqet të mbrojë miliona kontrata ekskluzive me grup të caktuar botuesish, pavarësisht nga cilësia dhe materialet moderne të ofruara nga zgjidhja e re ligjore dhe është në interesin më të mirë të nxënësve . Do të ketë tekste  shkollorë të rinj, modernë dhe të arritshëm për të gjithë, dhe digjitalizimi i materialeve didaktike nënkuptonë  vetëm përmirësimin e mësimdhënies dhe modernizimin e mënyrës së të mësuarit, duke siguruar brezat e rinj me arsim cilësor.

 

Në interes të informacionit objektiv dhe të saktë të qytetarëve, prindërve, nxënësve dhe mësimdhënësve, informojmë se zgjidhja e re ligjore parashikon model të kombinuar të zbatimit të tekstet  shkollore dhe materialeve të tjera mësimore dhe didaktike. Asnjë nxënës nuk do të përjashtohet nga klasat, dhe nxënësit nga klasa e parë në të tretën do të marrin tekste shkollore të shtypura, ndërsa për nxënësit e klasave të katërta dhe ato të larta tekstet  digjitale janë opsion përparësor dhe kushtet për përdorimin e tyre do të jenë në dispozicion për të gjithë. Ajo që do të mungojë janë miliona tenderë për shtypjen e teksteve  shkolloe që VMRO-DPMNE ka përdorur për vite me rradhë.

 

Me ligjin e ri për herë të parë sigurohet qasja në tekstet shkollorë që nxënësi  duhet të përdorë. Kështuqë, për nxënësit që janë nga familje e rrezikuara sociale  dhe nuk kanë pajisje për të mësuar nga tekstet shkollore digjitale, si dhe për nxënësit të cilët për shkak të aftësisë së kufizuar kanë nevojë për pajisje dhe / ose teknologji ndihmëse, shkolla është e detyruar të sigurojë kushte që secili nxënës të ketë qasja në përdorimin e teksteve shkollore. Për herë të parë, sigurohen tekstet  shkollore në format audio dhe shtypen edhe tekstet shkollore në letrën Braille.

Ligji i ri i jep fund teksteve me cilësi të dobët  i cili  shkatërroi  brezat e   nxënësve  , tekste shkollorë që ishin plot me përmbajtje diskriminuese, stereotipet, gjuha e urrejtjes dhe ndarjet dhe kjo nuk duhet të jetë arsye për të bojkotuar orët e mësimit.

 

Nxënësit dhe prindërit të ndjekin kanalet zyrtare të komunikimit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe informacione të tjera kompetente që në mënyrë transparente informojnë publikun çdo ditë në lidhje me Ligjin për Tekstet Shkollore.

 

Qeveria, institucionet kompetente mbeten të angazhuara për krijimin e sistemit  arsimor modern, ku nxënësi do të vendoset  në vend të parë.

 

 

 

Lajme dhe Ngjarje

Kumtesë
4/25/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar