Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Pyetje dhe përgjigje: Fëmijët nuk duhet të mbajnë kompjuterë dhe tabletë në shkollë, vetëm tekstet shkollore digjitalizohen

Pyetje dhe përgjigje: Fëmijët nuk duhet të mbajnë kompjuterë dhe tabletë në shkollë, vetëm tekstet shkollore digjitalizohen

 

Pyetje dhe përgjigje: Fëmijët nuk duhet të mbajnë kompjuterë dhe tabletë në shkollë, vetëm tekstet shkollore digjitalizohen

 

 

Që nga dita e djeshme aktuale janë disa çështje të cilat në Facebook dhe disa nga portalet shpërndahen, ndërsa janë të lidhura me kapacitetet teknike të fëmijëve dhe shkollave për digjitalizimin e teksteve shkollore. Ja përgjigjet për ato, sepse gjithmonë  përgjigjemi dhe i zgjedhim dilemat në lidhje me të gjitha aspektet e reformës.

 

 1. A ka në bankat priza elektrike për çdo fëmijë? Dyshoj se vetëm këtë jemi në gjendje ta realizojmë deri në shtator.

 

Bankave nuk i nevojiten të kenë priza elektrike, mësimi në përgjithësi  nuk është menduar të zhvillohet në kompjuterë ose tableta. Tekstet shkollore digjitalizohen, jo plotësisht mësimdhënia. Në klasë, më e rëndësishmja është ndërveprimi midis mësimdhënësit dhe nxënësve, ndërsa mësimi do të zhvillohet në atë mënyrë si deri tani. Teknologjia IT do të jetë vetëm ndihmë shtesë në situata kur temat mësimore e imponojnë atë. Tekstet shkollore digjitale janë mjete ndihmëse për nxënësit që do ta shfrytëzojnë për kujtesë dhe kërkim të materialit, ndërsa vetë programet mësimore do të mësohen dhe përvetësohen në shkollë ku nxënësit do të kalojnë kohë më të gjatë por kohë më cilësore.

 

2. Klasës e 2-3 do të duhet së paku  nga një informaticient, person teknik për mbështetje. Kuadri mësimor është larg prej i aftë të kryen mbështetje të tillë.

 

Shkollat ​​që do të sigurojnë pajisje në përputhje me planin për të siguruar pajisje IT për kategori të caktuara të fëmijëve dhe familjeve që nuk mund të lejojnë qasje në pajisje, do të jenë të detyruar gjithashtu të sigurojnë mbështetje të IT-së për ato. Pjesa më e madhe nga nxënësit dhe fëmijëve tashmë kanë pajisje. Për ne është e rëndësishme të sigurohet mbështetje për IT për ato familje që do të marrin pajisje nga shkollat ​​dhe ajo është tashmë në planin.

 

3. A e dini se pajisja e kompjuterit për 3-4 vjet vjetrohet, a është kështu? Do të shpenzojnë nga 20-30,000 denarë çdo 2 vjet për llaptop të rinj.

 

Digjitalizimi nënkupton edhe mirëmbajtjen e pajisjeve të TI-së dhe sigurimin e pajisjeve të reja kur është e nevojshme, dhe ky është plani për të gjitha ato familje që nuk mund atë ta lejojnë. Reforma nënkupton mbështetjen e plotë në këtë proces, për familjet dhe nxënësit.

 

4. Pranë harduerit, a e dini sa kushtojnë licencat për mjetet Office, programet antivirus dhe gjithçka tjetër që ju nevojitet?

 

Për digjitalizimin dhe qasjen në tekstet shkollore digjitale nuk nevojiten licenca të programeve shtesë, ato do të jenë falas për të gjithë.

 

5. A e dini sa % nga nxënësit të cilët tani ndjekin mësimin online kyçen prej celularit me EKRAN TË VOGËL I CILI NUK ËSHTË I DOBISHËM PËR MËSIM? Sigurisht mbi 50%. Kontrolloni!

Qasja në tekstet shkollore digjitale dhe formatet e tyre do të përshtaten për të gjitha pajisjet, përfshirë edhe celularët. Sidoqoftë, pajisjet që do të sigurohen nga MASH-i do të jenë me ekran mjaft të madh për shfrytëzim të pandërprerë dhe të lehtë të materialit.

6. A e dini se kriza me kovid dhe puna e masovizmit online nga shtëpia llaptopët janë deficitar, çmimet janë ngritur, dërgesat janë vonuar? Unë e di sepse prokuroj për njëqind njerëz që kanë nevojë të punojnë nga shtëpia.

Kjo është temë për të cilën është diskutuar në disa seanca qeveritare, dhe janë konsultuar kompani të mëdha në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së teknologjisë TI, sipas pikëpamjeve të të cilave, sfida nuk është e patejkalueshme. Në mënyrë shtesë, rrethanë lehtësuese është futja e etapave të ndryshimeve, kështu që nga shtatori nevojiten pajisje elektronike për shfrytëzim të teksteve shkollore elektronike do të kenë vetëm nxënësit e klasave të katërta, gjegjësisht 20,000 nxënës, prej të cilëve pjesa më e madhe tashmë posedojnë pajisje. Kjo do të thotë që nuk do të kemi  kërkesë të madhe të kompjuterëve siç ishte rasti vitin e kaluar. Në mënyrë shtesë, do të përsëris se që për qytetarët e rrezikuar nga shoqëria këtë shpenzim do ta ndërmerr Ministria e Arsimit dhe Shkencës. 

7. A e dini se kompjuteri pa qasje në Internet nuk vlen? Veçanërisht për qëllime edukative?

Për shfrytëzimin e teksteve shkollore elektronike nuk është i nevojshëm Interneti. Teksti shkollor shkarkohet në pajisje vetëm një herë dhe mbetet përderisa shfrytëzuesi ta heq atë. Përmbajtjet multimediale që do të jenë pjesë përbërëse e teksteve shkollore digjitale do të jenë në qasje edhe kur pajisja nuk është e lidhur në internet. Interneti do të jetë i nevojshëm kur tema nga lënda e caktuar urdhëron kërkim, rishikim të përmbajtjes tjetër multimediale etj. dhe jemi të sigurt se të gjithë do të marrin mundësi ta shfrytëzojnë internetin për raste të tilla, ose në orën ose në shtëpi.

 

Lajme dhe Ngjarje

Kumtesë
4/25/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar