Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / MASH: Ligji për tekstet shkollore garanton qasje të barabartë në materialet mësimore

MASH: Ligji për tekstet shkollore garanton qasje të barabartë në materialet mësimore

 

MASH: Ligji për tekstet shkollore garanton qasje të barabartë në materialet mësimore

 

 

Ministria e Arsimit dhe Shkencës reagon ndaj pres konferencës së grupit të prindërve të cilët informojnë se do të marin iniciativë për t`u bërë thirrje nxënësve të bojkotojnë orët e organizuara nga shkollat. Ky vendim dhe kjo procedurë do të thotë dëmtim i drejtpërdrejtë i procesit arsimor të të rinjve dhe këtë nuk duhet ta lejojnë.

 

Si institucion përgjegjës për krijimin e politikave në fushën e arsimit dhe shkencës dhe më e thirrura për ndryshimet të cilat duhet të ndodhin, Ministria e Arsimit dhe Shkencës tani më është deklaruar se është e paarsyeshme të bojkotohet për diçka që do të sjellë arsim më cilësor dhe shumë përfitime të cilën të rinjtë nga vendet e tjera më të zhvilluara tashmë po i ndiejnë, sepse procesi i dixhitalizimit në nivel global ka kohë që  ka filluar.

 

Zgjidhja e re ligjore, përkatësisht koncepti i ri për përdorimin e materialeve mësimore në arsimin fillor dhe të mesëm është shpallur së bashku me reformën e përgjithshme të sistemit arsimor kombëtar në fushën e arsimit fillor dhe të mesëm, e cila ëhtë pjesë e programit të punës së Qeverisë dhe Stretegjisë për arsim 2018-2025 dhe për të njejtën u zhvillua debat gjithëpërfshirës dy mujor

 

Për më tepër, në opinion u prezentua edhe analiza e mendimit publik të mësimdhënësve dhe nxënësve zbatuar nga Instituti për  hulumtime ekonomike dhe politike „ Fajnanstink” sipas të cilit  75% e pjesëmarrësve mendojnë se tekstet shkollore dhe materialet mësiore janë sferë më prioritare e reformës.

 

Propozim Ligji për tekstet shkolore ishte publikuar në sistemin qeveritar ENER dhe të gjitha propozimet dhe sugjerimet e opinionit-ekspertëve janë integruar në përmbajtjen e tij i cili është harmonizuar me të gjitha dokumentet e miratuara së fundmi nga Komisioni Evropian, të cilat kanë të bëjnë me dhënien e përparësisë  së procesit të dixhitalizimit të arsimit.

 

Me zgjidhjen e re ligjore që parashikon model të kombinuar të zbatimit të teksteve shkollore dhe materialeve të tjera mësimore dhe didaktike, asnjë nxënës  nuk do të përjashtohet nga mësimi. Nxënësit nga klasa e parë deri  në të tretën do të marrin tekste  shkollore të shtypura, ndërsa për nxënësit nga  klasa e katërt  dhe ato më  lartë opsion prioritar janë tekstet shkollore dixhital dhe kushtet për përdorimin e tyre  do t`iu mundësohet të gjithëve.

Gjegjësisht me ligj është siguruar qasje në tekstet shkollore të cilët duhet t`i shfrytëzojë nxënësit. Kështu që, për nxnësit të cilët janë nga famijet e rrezikuara sociale dhe nuk dipsonojnë pajisje për mësim nga tekstet shkollore, si dhe nxënësit të clët për shkak të vështirësive kanë nevojë për pajisje dhe /ose teknologji ndhmëse, shkolla është e detyruar të sigurojë kushte që secili nxënës të ketë qasje në përdorimin e tekstit shkollor. Për herë të parë, sigurohen librat shkollorë në formatin audio, ndërsa gjithashtu shtypen edhe tekste në  alfabetin e Brajit. 

 

Ne ju bëjmë thirrje qytetarëve që janë pjesë e kësaj inicijative, të mos i përfshijnë nxënësit  në diçka që do t`i  dëmtojë  ata në shkollë dhe do të krijojë boshllëqe në njohuritë e tyre. Kjo nuk është vlera dhe qëllimi i vërtetë për të cilin duhet të luftojmë. Qëllimi i vërtetë është krijimi i brezave të rinj dhe bashkëkohorë të cilët do të jenë të edukuar  mirë dhe të gatshëm për botën që i pret pas 10-20 viteve, ku dixhitalizimi do të jetë i pranishëm në të gjitha segmentet dhe sferat.

 

[ Wednesday, April 28, 2021 ] [ 1 ]

 

Lajme dhe Ngjarje

Kumtesë
4/25/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar