Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Carovskа: Shumë shpejt i digjitalizojmë shërbimet në arsimin, qytetarët duhet maksimalisht t`i shfrytëzojnë këto përfitime

Carovskа: Shumë shpejt i digjitalizojmë shërbimet në arsimin, qytetarët duhet maksimalisht t`i shfrytëzojnë këto përfitime

 

Carovskа: Shumë shpejt i digjitalizojmë shërbimet në arsimin, qytetarët duhet maksimalisht t`i shfrytëzojnë këto përfitime

 

 

Ministria e Arsimit dhe Shkencës me sukses i digjitalizoi shërbimet për nostrifikime të diplomave për arsimin e lartë, për aplikim të bursës, ndërsa e digjitalizuar është edhe aplikimi për financim të projekteve për rinovimin e objekteve shkollore.

 

Qytetarët, nxënësit dhe studentët, vetëqeverisjet lokale tashmë nuk kanë nevojë të vijnë në ministrinë por atë mund ta bëjnë në mënyrë elektronike.

 

 Në periudhën e koronës ndikohej edhe në ruajtjen e shëndetit publik. MASH vazhdon të punojë me shpejtësi në digjitalizimin dhe shërbimet e tjera në arsim dhe ky është prioriteti ynë kryesor, theksoi Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska në konferencën online për digjitalizimin e shërbimeve në fushën e arsimit, në të cilën morën pjesë edhe Ministri i Shoqërisë  Informatike dhe Administratës Jeton Shaqiri, Zëvendës Ambasadori Britanik Dominic Otvej, Kaido Pabusk Këshilltari i Lartë për Politikë në SIGMA, Boro Jakimovski, Profesor i FSHIIK, si dhe Neda Maleska Saçmaroska, drejtoresh ekzekutive dhe Martin Todevski Koordinator i Programit në Qendrën për Menaxhimin e Ndryshimeve.

 

"Kemi deklaratë nga një qytetar i cili për një dit e përfundoi nostrifikimin e diplomës së tij nga jashtë, për çka më herët do tu duheshin me siguri gjashtë muaj. Kjo tregon që me digjitalizimin, jo vetëm që shërbimet janë më të mira por ato janë gjithashtu jashtëzakonisht të shpejta. "Në administratën tonë, problemi është faktori njerëzor, ndërsa me digjitalizimin tejkalohet dhe nuk ka ndërprerje në realizimin e të drejtave," theksoi Carovska.

 

Ministrja tha se qytetarët ende nuk besojnë në shërbimet digjitale, megjithatë shumë nga studentët duan të vijnë në ministri dhe të dorëzojnë dokumentet e bursës, për t`u siguruar që ata kanë një numër arkivi.

 

"Duhet të punojmë në ndërgjegjësimin e publikut se shërbimet digjitale janë në dispozicion dhe qytetarët përmes tyre më shpejt dhe në mënyrë më efikase mund t`i realizojnë të drejtat e tyre", tha Carovska.

Sot ishte njoftuar edhe futja e shërbimit të ri digjital për regjistrimin e fëmijëve në klasën e parë të mund të bëhet në mënyrë elektronike. Përmes portalit uslugi.gov.mk prindërit / kujdestarët mund të plotësojnë kërkesën, të zgjedhin shkollë dhe të bashkëngjitin dokumentet e nevojshme për vaksinimet dhe kontrollimet. Shërbimi i ri digjital u njoftua nga Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska.

"Prej muajit maj fillojnë Regjistrimet në arsimin fillor. Koncepti i ri për reformën në arsimin fillor është miratuar, programet e reja për klasën e parë janë miratuar, janë shpallur konkurset për shkrimin e materialeve të reja për mësim që duhet të jenë në nivelin e cilësisë që e kanë vendet e zhvilluara dhe në këtë është shërbimi komplementar online regjistrimi i nxënësve nga klasa e parë. Jam e sigurt që prindërit do ta përdorin dhe se do të kemi më pak turma në shkolla dhe do të kemi qasje moderne në regjistrimet në shkollën fillore. "Më tej do të punojmë në arsimin e mesëm," njoftoi Ministrja Carovska.

  

Në periudhën e ardhshme, do të digjitalizohen shërbimet të lidhura me shkencën edhe në pjesën e arsimit fillor dhe të mesëm, shërbimet nga e-ditari prindërit do t`i marrin në ueb- aplikacionin, si raporte të përmbledhura një herë në javë.

 

Për Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, digjitalizimi është një nga përparësitë, sepse, siç theksoi Carovska, të gjitha vendet që nuk janë digjitalizohen janë prapa, sepse bota po ndryshon jashtëzakonisht shpejt, dhe ne si vend në zhvillim duhet të marrim një hap dy herë më shpejt.

 

"Dhe procesi arsimor ka treguar shpejt mund të transformohet. Nëse deri vitin e kaluar kemi menduar që shkollat ​​nuk janë të lidhura me internet, se nuk ka mjaft kompjuterë, se ka një numër të madh të nxënësve që nuk kanë qasje në mjetet digjitale, kemi parë që nuk ishte kështu. Për një muaj punë intensive, së bashku me FSHIIK,  shumë shpejt arritëm të sigurojmë komunikim të dyanshëm, midis nxënësve dhe mësimdhënësve dhe gjatë gjithë këtij viti shkollor kemi ndërveprim të shkëlqyeshëm mësimdhënës-nxënës, që për ne si vend është hap i madh nga ajo që ishte deri në vitin e kaluar., theksoi Ministrja Carovska.

 

Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Qendra për Menaxhimin e Ndryshimit, me mbështetjen financiare të Ambasadës Britanike, e realizojnë procesin për digjitalizimin e shërbimeve. Integrimi i shërbimeve në portalin uslugi.gov.mk realizohet në bashkëpunim me Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratës.

 

Lajme dhe Ngjarje

Kumtesë
4/25/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar