Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Konkursi / KONKURS PËR NDARJEN E MJETEVE FINANCIARE TË NJËHERËSHME PËR PUBLIKIMIN E PUNIMIT SHKENCOR-HULUMTUES PËR VITIN 2020

KONKURS PËR NDARJEN E MJETEVE FINANCIARE TË NJËHERËSHME PËR PUBLIKIMIN E PUNIMIT SHKENCOR-HULUMTUES PËR VITIN 2020

 

Në bazë të nenit 50 të Ligjit për veprimtari shekncore-hulumtuese (“ Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 46/08, 103/08, 24/11, 80/12, 24/13, 147/13, 41/14, 145/15, 154/15, 30/16 dhe  53/16 dhe nenit  2 paragrafit  (1) të Rregullores për realizimin e të drejtës të çmimit  të njëhershëm për publikimin e punimit shkencor dhe për kompensimin e mjeteve të paguara për publikimin e punimeve (“ Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 10/18) Ministria e Arsimit dhe e Shkencës shpall 

KONKURS

PËR NDARJEN E MJETEVE FINANCIARE TË NJËHERËSHME PËR PUBLIKIMIN E PUNIMIT SHKENCOR-HULUMTUES PËR VITIN 2020

 

1. Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpall konkurs publik për ndarjen e çmimit të njëhershëm në vlerë të një page mesatare neto të paguar në muajin e fundit në Republikën e Maqedonisë së Veriut mësimdhënësve dhe bashkëpunëtorëve të zgjedhur në institucionet e  arsimit të lartë /shkencore në Republikën e Maqedonisë së Veriut (në tekstin e mëtejm: autorët), të cilët vitin e kaluar kanë publikuar punim shkencor në revistat me faktor ndikimi, të referuara në bazat Web of Science на Clarivate Analytics (mëparshëm në  Thomson Reuters) ose CiteScore на Scopus të datës  Elsevier.

2. Konkursi publik është për punim të publikuar në vitin 2020.

3. Ministria e ruan të drejtën për zgjedhje shtesë nesë aplikojnë më shumë punime se numri  i paraparë  për të cilët do të ndahen mjetet të caktuara, si dhe të ndajë numër më të vogël të mjeteve financiare të njëhershme se ato të parapara.

4.Ministria do të ndajë mjete financiare autorit, përkatësisht autorëve të punimeve, në bazë të deklaratës së autorëve të punimeve për shpërndarjen në përqindje të mjetetev e cila dorëzohet në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës pas shpalljes së listës përfundimtare për financim në ueb faqen e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës: mon.gov.mk

5. Kërkesën me dokumentacionin e bashkangjitur e parashtron subjekti për kryerjen e veprimtarisë shkencore-hulumtuese ku është i punësuar autori me  punimin vendor shkencor-hulumtues publikuar në revistat ndërkombëtare shkencore. 

6. Autori / autorët që aplikojnë për këtë konkurs pajtohen:

- jenë të regjistruar (para se të aplikojnë) në sistemin kombëtar të informacionit E-CRIS.MK për veprimtari kërkimore në Republikën e Maqedonisë së Veriut  me profil aktiv dhe të azhurnuar;

- të publikojnë punimin shkencore-hulumtues të shpërblyer (në pajtim me të drejtat e botuesit) në repozitorijumin në fakultetin amë/ universitetin më së voni tre muaj pas shpalljes

së listës përfundimtare për financim në ueb faqen e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.

- punimi gjithashtu duhet të përfshihet në bibliografinë përfaqësuese ose personale të autorit në sistemin kombëtar E-CRIS.MK; Linku për  E-CRIS.МК:

https://e-cris.mk.cobiss.net/public/jqm/cris.aspx?lang=mac&opdescr=home&opt=1;

 

Dokumentet e nevojshme për aplikim në Konkurs janë:

-  Një kërkesë të plotësuar,

 - një kopje të punimit të publikuar nga autor/rë vendor në revista të referuara në bazat Web of Science ose  Scopus,

 - një kopje të faqes së revistës ndërkombëtare ku është i shënuar titulli, viti dhe numri i revistës, Bordi redaktues dhe botuesi i revistës në të cilën është publikuar punimi;

 - certifikata e shtetësisë e  Republikës së Maqedonisë së Veriut e autorit / autorëve        

 -    vërtetim për zgjedhjen e titullit mësimor, bashkëpunëtor ose titullit shkencor:

 -    Deklaratëpër shfrytëzimin e të dhënave personale  

 7. Konkursi publik zgjat deri më  15 korrik  2021. Kërkesa e pakompletuar dhe e dorëzuar pas përfundimit të afatit nuk do të shqyrtohet

8. Gjatë rangimit të punimeve së pari rangohen punimet e publikuara në revistat e referuara në bazat Web of Science të  Clarivate Analytics, me ç`rast merren parasysh lartësia e faktorit të ndikimit të revistës ku është publikuar punimi.

9. Çdo vit financohen më së shumti 50 punime nga secila prej gjashtë fushave shkencore-hulumtuese sipas kualifikimit FRASCATI. Nëse për fushë të caktuar shkencore-hulumtuese për financim nuk rangohen 50 punime, mjetete e mbetuar mund të shpërndahen për financimin e një numri shtesë të punimeve  të një fushe tjetër shkencore-hulumtuese, për të cilën me propozim të komisionit, vendos ministri.

10. Mjetet financiare të njëhershme për këtë dedikim do të sigurohen nga mjetet e Buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Dokumentet të cilat dorëzohen për Konkursin me shenim “ Konkurs për ndarjen e mjetete financiare të njëhershme për publikimin e punimit shkencor-hulumtues për vitin 2021” të dorëzohen në e-mail adresën në vazhdim ose në arkiv:

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Rr. Shën Cirili dhe Metodi” nr. 54 1000 Shkup

Informacionet shtesë në lidhje me konkursin mund të merren në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës

Kontakt personi: Aleksandar Petrov tel. 02/3140-189 dhe

e-mail: aleksandar.petrov@mon.gov.mk, zyra nr. 1405

 

 

                          

MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS

 

 

Konkursi

Back to top
Close Offcanvas Sidebar