Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Janë sjell programet e reja mësimore për klasën e parë për arsimin fillor

Janë sjell programet e reja mësimore për klasën e parë për arsimin fillor

 

Janë  sjell  programet e reja mësimore për klasën e parë për arsimin fillor

 

 

Nxënësit e klasave të para në vitin e ri shkollor 2021/2022 do të mësojnë sipas programeve mësimore të reja të sjellura sot nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës me propozimin e Byrosë për Zhvillimin e Arsimit. Programet mësimore gjatë periudhës së kaluar ishin përgatitur  nga grupe punuese  të formuara nga Byroja për Zhvillimin e Arsimit, të përbërë nga këshilltar, mësimdhënës të shkollave fillore dhe profesorë universitar.

Gjatë gjithë procesit të përgatitjes  së programit, grupet e punës u konsultuan me ekspertë të  lëmive në të cilat bazohet koncepti i ri: barazia gjinore, inkluziviteti  dhe multikulturalizmi, si dhe mbrojtja e mjedisit, respektimi dhe mbrojtja e të drejtave etj. E gjithë puna e grupeve të punës u koordinua dhe u udhëhoq nga disa prej ekspertëve që përgatitën konceptin për të siguruar harmonizimin e plan programeve me konceptin dhe me të gjitha strategjitë dhe qasjet e mësimit dhe të mësuarit  që promovohen me të.

Programet e reja mësimore për klasën e parë u përgatitën në bazë të standardeve nacionale të sjellura nga ana e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës në muajin shkurt të këtij viti, ndërsa të cilat ishin të përgatitura nga Byroja për Zhvillimin e Arsimit gjatë dy viteve të kaluara.

Në programet përcaktohen standardet nacionale të bazuara në kompetenca të cilat nxënësit fillojnë t`i fitojnë nga klasa e parë, ndërsa vazhdojnë t`i zhvillojnë gjatë klasave të ardhshme, para se gjithash kompetenca të cilat dalin nga lëmia me të cilën lidhet drejtpërdrejtë lënda, por edhe kompetencat transversale përmes të cilave realizohet integrimi dhe mundësohet zhvillimi i plotë i nxënësve.

Për secilën temë/lëmi nga programet mësimore janë paraparë rezultate ku çdo nxënës duhet t`i arrijë, përmes përvetësimit të përmbajtjeve dhe pohimeve të caktuara, ndërsa mësimdhënësi do të ndjekë dhe vlerësojë të arriturat e nxënësit, përmes standardeve të dhëna për vlerësim ( të cilët përfshijnë së paku katër nivele të arritjeve të nxënësve në pajtim me taksonominë e Blumit : njohja, të kuptuarit,  zbatimi dhe analiza / vlerësimi / krijimi).

Standardet e vlerësimit do të kontribuojnë në objektivitetin dhe transparencën në vlerësim dhe do të ndihmojnë mësimdhënësit  në përcaktimin  dhe formimin e kritereve për  vlerësim..

Shembujt e aktiviteteve të dhëna në programet mësimore janë me theks në pjesëmarrjen aktive të nxënësit dhe japin udhëzime të qarta se si mësimdhënësi duhet të organizojë dhe zbatojë aktivitetet e klasës, përmes eksperimenteve, hulumtimeve, zgjidhjeve të problemeve, diskutimeve me nxënësit.

 

 

Grupet e punuese  në Byronë për Zhvillimin e Arsimit vazhdojnë të krijojnë programet mësimore për klasat  tjera të arsimit fillor me qëllimin e vetëm që të krijohen  dokumente profesionale që do të jenë bazë dhe inkurajim për mësimdhënësit për një qasje të ndryshme në mësim dhe arsimimin e  gjeneratave të reja të hapura, kompetente dhe demokratike.

Trajnimet për mësimdhënësit  për zbatimin e programeve të reja mësimore  është  planifikuar të realizohen përmes tre moduleve në maj, qershor dhe gusht.

 

Lajme dhe Ngjarje

Kumtesë
4/25/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar