Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Carovska në takim me stafin mësimdhënës, Mësimdhënësit janë të kënaqur me programet mësimore të reja për klasën e parë

Carovska në takim me stafin mësimdhënës, Mësimdhënësit janë të kënaqur me programet mësimore të reja për klasën e parë

 

Carovska në takim me stafin mësimdhënës,  Mësimdhënësit janë  të kënaqur me programet mësimore të reja për klasën e parë

 

 

Programet mësimore të reja për klasën e parë janë plotësuese të Konceptit për arsimin fillor nga i cili ato rrjedhin në të vërtetë dhe të njejtat  do të kontribuojnë në modernizim të rëndësishëm të mësimdhënies në shkolla. Është mirë që për herë të parë në proces të tillë  programet janë të ndërlidhura dhe se në përgatitjen e tyre të marrin pjesë numër i ekspertëve nga fusha dhe praktikues -  mësimdhënies nga shkollat.

 

Ky është përfundimi nga takimi i sotëm i së Arsimit dhe Shkencës me mësimdhënësit nga shkollat ​​fillore, ku u prezantuan programet mësimore të  reja për klasën e parë, përgatitja e të cilave është në fazën përfundimtare, dhe sipas së cilës do të duhet të punojnë  në vitin e ri shkollor.

 

 

Mendojnë mësuesit se programet mësimore të  reja përfshijnë tema që janë veçanërisht të rëndësishme për zhvillimin e personalitetit të nxënësit ,të cilat kanë munguar deri më tani, të tilla si barazia gjinore, gjithëpërfshirja, multikulturalizmi, mbrojtja e mjedisit jetësorë , respektimi për ndryshueshmëritë dhe të ngjashme  Sidoqoftë, përfitimi më i madh është integrimi i programeve, i cili mundëson realizimin e temave përkatëse nga lëndë të ndryshme gjatë së njëjtës klasë,gjegjësishtë  , shqyrtimi i një tematike nga disa këndvështrime dhe aspekte të ndryshme që mundëson kuptimin më të lehtë dhe përvetësimin e materialit nga nxënësit.

 

Siç theksuan mësimdhënësit,është shumë e rëndësishme që programet mësimore të  reja themelet i kanë në bazë të  standarteve  kombëtare bazuar në kompetencat dhe përqëndrohen  në rezultatet e mësimit. Kjo ju mundëson përcjellje  më të lehtë të përparimitnxënësve, por edhe autonominë në zgjedhjen e materialeve, temave dhe përshtatje e  mësimit në  grupe dhe individë në mënyrë   që të arrijnë të priturit  e secilit nxënës . Kjo do të thotë krijimin e brezave më të mirë për gjithçka më kualitative në të ardhmen.

Është e rëndësishme për stafin mësimdhënës edhe kjo se nga rezultatet e mësimit  në kornizë të programeve  janë nxjerrë  standardet  për vlerësim që tregojnë të paktën katër nivele të arritjeve të njohura të nxënësve , sipas taksonomisë së Blumit (njohuritë, të kuptuarit, zbatimi dhe analiza / vlerësimi / krijimi) dhe  që mundësojnë  objektivitet më të madh; dhe transparencë në vlerësim në mënyrë që ti ndihmojnë mësimdhënësit në përcaktimin dhe formimin  e kritereve të vlerësimit.

Gjatë takimit të punës me Ministrën, mësimdhënësit vurën në dukje  disa sugjerime në lidhje me përmbajtjen e programit mësimorë, të cilat janë të pranueshme dhe do të integrohen në versionet përfundimtare..

 

Ata thonë se nuk presin vështirësi në implementim, sepse të gjithë hapat e nevojshëm për zbatimin e duhur janë përmendur  dhe thjeshtuar, por gjithsesi, nevojitet trajnim për të përfshirë  të gjithë mëimdhënësit e klasave të para, për të cilët, siç informoi ministërja , është përgatitur plan  në pajtueshmëri sipas të cilit trajnimet do të realizohen përmes tre moduleve gjatë  muajit të majit, qershorit dhe gushtit.

Gjithashtu, Ministrja Carovska theksoi se këtë vit mbështetja për komunat dhe shkollat ​​nga pikëpamja financiare është rritur përmes bllok dotacioneve, ndër të tjera dhe me qëllim   të sigurimit të mjeteve të nevojshme mësimore  ,ndihmëse dhe vizuale, si  komponent i rëndësishëm për realizimin e mësimdhënies  kualitative. Gjithashtu informoi se buxheti i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës   vazhdimishtë do të rritet në vitet e ardhshme.

 Programet mësimore  pritet të miratohen dhe shpallen  publikisht nesër nga Byroja për Zhvillimin e Arsimit si institucioni koordinues i procesit.

 

Lajme dhe Ngjarje

Kumtesë
4/25/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar