Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / MASH dhe BZHA: Programe mësimore moderne në vitin e ri shkollor për nxënësit e klasës së parë, përpunimi është në fazën përfundimtare

MASH dhe BZHA: Programe mësimore moderne në vitin e ri shkollor për nxënësit e klasës së parë, përpunimi është në fazën përfundimtare

 

MASH dhe BZHA: Programe mësimore moderne në vitin e ri shkollor për nxënësit e klasës së parë, përpunimi është në fazën përfundimtare

 

 

Nxënësit e klasës së parë vitin e ri shkollor do ta fillojnë me programe mësimore moderne krejtësisht të reja, përpunimi i së cilës sipas dinamikës në planin për reformimin e plotë të sistemit arsimor kombëtar i cili filloi me miratimin e Konceptit të ri për arsimin fillor, është tashmë në fazë përfundimtare.

 

Rezultatet nga puna e deritanishme të grupit të punës trupë e përbërë prej disa ekipeve dhe draft versioni  i programeve mësimore sot ishin të prezantuara para Ministres së Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska. Anëtarët e ekipeve shprehën kënaqësi që për herë të parë përmes një procesi të tillë bëhet ndërlidhja e programeve mësimore që përmes koordinimit të ekipeve të ndryshme arrihet me cilësi të jashtëzakonshme deri në zgjidhje përfundimtare. Programet mësimore pritet të jenë të miratuara dhe të publikuara publikisht të Premten, pas së cilës do të qaset në trajnime për mësimdhënësit për mënyrën e implementimit.

 

Në fillim e muajit të kaluar, Byroja për Zhvillimin e Arsimit përmes  thirrjes publike i zgjodhi bashkëpunëtorët - mësimdhënës nga shkolla ​​dhe nga institucionet e arsimit të lartë, dhe atë në numër më të madh, ndryshe nga praktika në të kaluarën, ndërsa të cilët së bashku me këshilltarët nga ky institucion e filluan krijimin e programeve mësimore të reja.

 

Kështu, gjatë tërë procesit të përpunimit të programeve, konsultohen ekspertë nga fushat në të cilat janë bazat Koncepti i ri, si barazia gjinore, inkluziviteti dhe multikulturalizmi, ndërsa vëmendja i kushtohet edhe në gjetjen e mënyrave të përshtatshme për prezantim të rëndësisë dhe qasja e nxënësve ndaj çështjeve të caktuara si mbrojtje e mjedisit jetësor, respektimi i të drejtave, zhvillimi i përgjegjësisë dhe të ngjashme.

 

Programet mësimore të reja duhet të sigurojnë dukshmëri më të madh të integrimit, gjegjësisht të mundësojnë realizimin e temave të lidhura nga lëndët e ndryshme mësimore gjatë klasës së njëjtë, me qëllim të sintetizohen perspektivat e ndryshme për lëndën kudo që është e mundur, përmes përmbajtjeve dhe aktiviteteve të caktuara të mundshme për realizimin e tyre.

 

Kështu për shembull, përderisa një nga temat në klasën e parë është "Kush jam unë?", Në lëndën Shoqëria nxënësi do të mësojë për karakteristikat dhe aftësitë dhe për atë që mund të bëjë, ndërsa çfarë nuk mund të bëjë, përmes lëndës Shkenca Natyrore këto njohuri do t`i lidhë me mësim të pjesëve të jashtme të trupit të tij dhe kujdesi për shëndetin e tij, përderisa në orët e Arsimit Fizik dhe Shëndetësor do të kërkojë edhe ushtrim si mund të lëvizë dhe të bëjë ushtrime të thjeshta.

 

Me rëndësi thelbësore për programet mësimore të reja është që, për herë të parë, po përpunohen në bazë të Standardeve Kombëtare të bazuara në kompetencat dhe fokusohen në rezultatet e të mësuarit.

 

Kjo do të thotë se në të njëjtat është saktësisht e definuar se çfarë kompetencash, gjegjësisht njohuri, aftësi dhe qëndrime pritet të marrin nxënësit gjatë arsimit fillor, pranë së cilës mësimdhënësi tani merr autonomi të plotë në krijimin e aktiviteteve dhe zgjedhjen e materialeve mësimore me të cilat do ta rregullon mësimin nxënës të veç e veç ose nxënës në grupe me qëllim arritje në atë çka është vendosur me rezultatet nga mësimi.

 

Këto hyjnë  kompetencat që dalin nga fusha me të cilën lënda mësimore ka lidhje të drejtpërdrejt, si dhe kompetencat transversale që duhet të përfshihen në shumicën e programeve mësimore (p.sh. Shkrim-leximi digjital dhe teknika, Teknologjia dhe Sipërmarrësia) ose në të gjitha programet mësimore (p.sh. zhvillimi shoqëror dhe personal), me çka mundësohet qasja holistike në mësimin dhe zhvillimin e plotë të nxënësit.

 

Rikujtojmë se Standardet Kombëtare të bazuara në kompetencat mbi të cilat përpunohen programet mësimore e reja janë miratuar gjatë muajit Shkurt.  Me ato janë të mbuluara kompetencat kryesore për mësimin gjatë gjithë jetës të përmbajtura në rekomandimet e Këshillit të Bashkimit Evropian dhe rekomandimet që dalin nga studimet ndërkombëtare me qëllim ta përmirësojnë cilësinë e  arsimit në vendet anëtare.

 

Nga rezultatet e të mësuarit, janë të konkluduara standardet për vlerësim të cilat tregojnë në të paktën katër nivele të arritjeve kognitive të nxënësve, sipas taksonomisë së Blumit (njohuri,  kuptim, zbatim dhe analizë / evalulim / krijim). Standardet për vlerësim kontribuojnë në objektivitetin dhe transparencën në vlerësimin në atë mënyrë që ju ndihmojnë mësimdhënësve në përcaktimin dhe formimin e kritereve të vlerësimit.

 

Menjëherë pas miratimit të programeve mësimore të reja, do të vijojnë trajnime për mësimdhënësit, të cilat do të realizohen përmes tre moduleve gjatë maj, qershor dhe muajit gusht.

 

Lajme dhe Ngjarje

Kumtesë
4/25/2024
Kumtesë
4/15/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar