Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Carovska: Me mbështetje, ndërsa jo dënime deri në punë më cilësore të mësimdhënësve

Carovska: Me mbështetje, ndërsa jo dënime deri në punë më cilësore të mësimdhënësve

 

Carovska: Me mbështetje, ndërsa jo dënime deri në punë më cilësore të mësimdhënësve

 

 

 

 Mbikëqyrja mbi punën e mësimdhënësve nuk duhet të jetë presion por mbështetje, thotë Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska në intervistën javore për Radion Evropa e Lirë.

„ Të gjitha mbikëqyrjet kanë për qëllim të jenë këshilluese dhe edukative. Shumë është interesante që për vite me radhë Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe institucionet nën të, u sjellën në mënyrë komanduese ndaj mësimdhënësve, duke dëshiruar me presion të arrijnë cilësinë. Me atë nuk arrihet dhe për atë ne, ideja jonë, si

 kjo Ministri funksionon përderisa unë jam ministre, fjala kryesore është mbështetja, e cila tregon në atë se mësimdhënësit, madje edhe të kenë mbikëqyrje, madje edhe të kenë vizitë nga Inspektorati Shtetëror i Arsimit ( ISHA), ajo nuk është që të ndëshkohen, por që puna e tyre të mbështetet dhe të jetë më cilësore dhe kështu  punojmë," tregoi Ministrja Carovska.

Përmes Inspektoratit Shtetëror të Arsimit janë kryer më shumë se 4,200 inspektime, rreth 2,700 janë të rregullta, 1,400 janë emergjente , dhe të caktuara janë 295 inspektime, që të shihet se a janë hequr vërejtjet.

Carovska tha se të gjitha institucionet nën Ministrinë janë të informuara se në këtë periudhë burokracia është më pak e rëndësishme. Më e rëndësishmja është shëndeti mendor i mësimdhënësve, shëndeti mendor i nxënësve dhe lidhja e tyre që duhet të kenë vazhdimisht gjatë gjithë vitit shkollor.

 

 

 

 

Lajme dhe Ngjarje

Kumtesë
4/25/2024
Kumtesë
4/15/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar