Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / MASH: të paguara janë bursat e nxënësve dhe studentëve për muajin prill, pagesa mujore e rregullt vazhdon edhe në periudhën tjetër

MASH: të paguara janë bursat e nxënësve dhe studentëve për muajin prill, pagesa mujore e rregullt vazhdon edhe në periudhën tjetër

 

MASH: të paguara janë bursat e nxënësve dhe studentëve për muajin prill, pagesa mujore e rregullt vazhdon edhe në periudhën tjetër

 

 

 

Sipas mënyrës së re dhe dinamikës së pagesës së rregullt mujore të mjeteve për bursat e nxënësve dhe të studentëve i vendosur në fillimin e vitit aktual të kalendarit, Ministria e Arsimit dhe Shkencës informon se sot është kryer pagesa e mjeteve për muajin Prill të gjithë shfrytëzueseve të bursave.

Është paguar  shumë  pothuajse 32 milion denarë të gjithsej 9,047 shfrytëzuesve të të gjitha llojeve të bursave të cilat i ndan MASH për nxënës nga shkollat e mesme, studentë të regjistruar në studime deridiplomike në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, si dhe studentë të regjistruar në ndonjë nga universitetet më të mira botërore sipas rang-listës së Shangait.

Kjo dinamikë e vendosur në pagesë të rregullt mujore të bursave do të vazhdojë të realizohet edhe më tej, ndërsa ajo është shumë e rëndësishme për ata që i kanë përmbushur kushtet dhe e kanë realizuar të drejtën. Sidoqoftë, bëhet fjalë për mjete që nënkuptojnë mbështetje dhe përparimin e standardit të nxënësit dhe studentit, e ndihmojnë procesin në arsim dhe përfaqësojnë motivim për të rinjtë gjatë të mësuarit.

 

 

Lajme dhe Ngjarje

Kumtesë
4/25/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar