UNESKO Ju bënë thirrje vendeve anëtare të parashtrojnë nominimet e tyre për çmimin për arsimimin e vajzave dhe grave për vitin 2021. Çmimi është prezantuar në vitin 2015 dhe ka për qëllim të ndajë mirënjohje për individi, grupe ose organizata të cilët kanë realizuar projekte ku është theksuar arsimimi i vajzave dhe grave.
Kandidaturat, përkatësisht arsyetimet për çmim dhe formulari për emërim, parashtrohen vetëm përmes delegacioneve të përherëshme të vendeve - anëtare në UNESKO edhe atë përmes platformës online të UNESKO:http://unesco.org/gwe , më së voni deri më 26 maj 2021 .
Me qëllim të dorëzimit në kohë të kandidaturave nga Republika e Maqedonisë së Veriut, është e nevojshme që të gjithë kandidatët e interesuar propozimet e tyre t`i dorëzojnë deri te Komisioni nacional i UNESKO-së në formë elektronike, më së voni deri më 17 maj 2021, me qëllim që të njejtat të dorëzohen deri te delegacioni ynë I përhershëm në Paris.