Në bazë të nenit 17-a paragrafit 1 të Ligjit për tekste shkollore për arsim fillor dhe të mesëm (“ Gazeta Zyrtare në RM” nr. 98/2008, 99/2009, 83/10, 36/11, 135/11, 46/12, 24/13, 120/13, 29/14, 146/15, 217/15, 30/16 dhe 21/18) MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS -Shërbimi Pedagogjik, publikon
SHPALLJE PËR THIRRJE TË INTERESIT PUBLIK
për formimin e grupeve të autorëve për përgatitjen e teksteve shkollore për vitin e I -rë arsim i mesëm profesional katërvjeçar
Grupet e autorëve do të formohen për lëndët mësimore në vazhdim:
- |
Fizikë ( drejtimi elektroteknik, drejtimi ndërtimtari-gjeodezi, drejtimi grafikë, kimi - teknologji, shërbime personale, drejtimi makineri, drejtimi komunikacion, drejtimi pylltari - përpunues i drurit, drejtimi shëndetësi, drejtimi bujqësi - veterineri) për vitin e I- rë arsim i mesëm profesional katërvjeçar,
|
- |
Art figurative për vitin e I-rë arsim i mesëm profesional katërvjeçar,
|
Grupet e interesuara të autorëve është e nevojshme të dorëzojnë fletëparaqitje për grup të autorëve në arkivin e Shërbimit Pedagogjik - Rr. “ Shën Kirili dhe Metodi” 54- Shkup përfundimisht deri më 01.04.2021. ( Fletëparaqitja mund të shkarkohet nga ueb faqa e MASH-it – www.mon.gov.mk).
Fletëparaqitjes autorët- grupet e autrorëve janë të obliguar t′i bashkangjesin:
- certifikatë ose diplomë për kryerjen e arsimit përkatës, në origjinal ose kopje të noterizuar ( autorët të cilët kanë përfunduar arsimin jashtë vendit janë të detyruar të dorëzojnë diplomë të nostrifikuar nga Republika e Maqedonisë së Veriut),
- deklaratë se i plotësojnë kushtet në pajtueshmëri me nenin 11 të Ligjit për tekste shkollore për arsim fillor dhe të mesëm.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton se do të lidhë marrëveshje vetëm me grupet e autorëve tekstet shkollorë të të cilëve janë të miratuara me vendim të Komisionit nacional për tekste shkollore për arsim fillor dhe të mesëm.