Me rastin e shënimit të 100 vjetorit të lindjes së Blaze Koneskit, në pajtim me Programin Kombëtar "2021 - në nder të Bllazhe Koneskit" dhe Përfundimi i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut nr. 40-2047 / 1 më datë 09.02.2021, Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpall,
KONKURS
Për nxënës nga arsimi fillor të frymëzuar nga veprat e Bllazhe Koneskit
I.KUSHTE PËR PJESËMARRJE
Të drejtë për pjesëmarrje kanë të gjithë nxënësit nga klasa e parë deri në të nëntën nga shkollat fillore në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Konkursi shpallet për ndeshje në kategoritë në vijim:
Nxënësit nga klasa e parë deri në të tretën mund të marrin pjesë në tri kategoritë në vijim:
Kategoria e parë:
-Shpërblim për punimin më të mirë të artit “Bllazhe Koneski përmes vizatmit”
Kategoria e dytë:
-Shpërblim për punimin më të mirë të artit „Shkronjat përmes vizatimit“
Kategoria e tretë:
-Shpërblim për veprën më të mirë të artit /fotografia
Nxënësit nga klasa e katërt deri në të nëntën mund të marrin pjesë me punimet e tyre në temat:
"Koneski ri zgjuar mbi atdheun - gjuhën" ose "Poezia e Bllazhe Koneskit - frymëzimi ynë i pashtershëm"
në kategoritë në vijim:
Kategoria e katërt:
-Shpërblim për punimin më të mirë poetik
Kategoria e pestë:
-Shpërblim për tregim më të mirë
Kategoria e gjashtë:
-Shpërblim për punim të artit/fotografisë më të mirë
II. MËNYRA DHE AFATI PËR PARAQITJE
Punimet duhet të jenë origjinale, fryt i punës dhe njohuria e nxënësit, të frymëzuar nga thesari i pasur i punimeve poetike të Bllazhee Koneskit.
Një nxënës mund të dërgojë vetëm nga një punim individual të autorit në një kategori ose në shumicën e kategorive të shënuara, përkatësisht të klasës në të cilën mëson nxënësi.
Në punimin e nxënësit duhet të qëndrojë kodi, klasa dhe kategoria për të cilën ai konkuron dhe në zarf të brendshëm të veçantë të shënuar me të njëjtin kod të nxënësit të dhënat e nxënësit të dorëzohen (emri dhe mbiemri, klasa në të cilën mëson nxënësit, shkolla , komuna dhe telefoni i kontaktit nga prindi / kujdestari). Zarfi i brendshëm me të dhënat e nxënësit do të jetë i hapur vetëm për punimet e shpërblyera pas zgjedhjes së kryer në kategoritë.
Punimet së bashku me zarfin me të dhënat për nxënësin që e ka përpunuar, duhet të dorëzohet më së voni deri më 1 Prill 2021, në zarf të mbyllur me shënimin në vijim: "Për Konkursin për nxënës të shkollës fillore të frymëzuar nga veprat e Bllazhe Koneskit", në adresën në vijim: Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Rr. " Kirili dhe Metodi" nr.54, 1000 Shkup.
III. MËNYRA E ZGJEDHJES
Për zgjedhjen e punimeve më të mira në secilën prej kategorive të shënuara, Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të formojë komisione të veçanta të përbëra nga pesë (5) anëtarë.
IV. NDARJA E SHPËRBLIMEVE
Ndahen gjithsej njëzet e shtatë (27) shpërblime, vetëm për fitimin e vendit të parë, në secilën kategori, për secilën klasë të arsimit fillor.
Çdo shpërblim përbëhet nga libra.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës do t`i shpallë emrat e nxënësve të shpërblyer në ueb faqen e saj të internetit www.mon.gov.mk, më së voni deri më 20 Prill 2021.
Shpërblimet do tu ndahen në ngjarje me rastin e shënimit të 100 vjetorit të lindjes së Bllazhe Koneskit.
Për prezent të pranim të shpërblimit, Ministria e Arsimit dhe Shkencës do t`i kompensojë mjetet për transport të pjesëmarrësve të shpërblyer për shoqërim të një të rrituri (mësimdhënës ose prind / kujdestar), në shumë të biletës për udhëtim të autobusit.
Pjesëmarrësit e shpërblyer do të ftohen të marrin pjesë, të shoqëruar me një të rritur (mësimdhënës ose prindin / kujdestarin) në një nga manifestimet kulturore të përkushtuar Bllazhe Koneskit gjatë vitit, ku do t`ju kthehet shpërblimi.