Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Carovska: Investimet në arsimin janë investime për të ardhmen e vendit

Carovska: Investimet në arsimin janë investime për të ardhmen e vendit

 

Carovska: Investimet në arsimin janë investime për të ardhmen e vendit

 


Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska së bashku me ministrat dhe deputetët sot e vizituan sallën sportive të re të ndërtuar në shkollën fillore "Faik Konica" në f. Dobrosht, Komuna e Tearcës. Salla e re është ndërtuar në pajtim me kërkesat për ndërtesat për objekte efikase energjetike.


Ministrja Carovska theksoi se me këtë sallë moderne sportive, nxënësit nga kjo komunë rurale marrin kënd për aktivitete sportive, por edhe për realizimin e lëndëve zgjedhore sipas afiniteteve të nxënësve.

“Arsimi fizik krijon gjenerata të shëndetshme, i inkurajon nxënësit të luajnë sporte dhe të arrijnë rezultate më të larta. Prandaj, si Qeveri dhe si Ministri e Arsimit dhe Shkencës jemi të përqendruar në investimet e infrastrukturës në objektet ku fëmijët do të mund në kushte të këndshme t`i realizojnë orët për aktivitete sportive. Dhe atë e bëjmë në mënyrë të planifikuar. Vitin e kaluar kemi pasur thirrje për investime në infrastrukturë në shkollat edhe këtë vit ne vazhdojmë të ndërtojmë sipas planit, sipas nevojave të komunave, me qëllim ta përmirësojmë arsimin fillor në vendin tonë.  Pasi që për cilësinë e arsimit fillor janë të rëndësishëm të gjithë faktorët - edhe programet mësimore cilësore edhe mësimdhënësit e trajnuar gjithashtu janë të rëndësishëm edhe kushtet në të cilat zhvillohet mësimi. Jam shumë e kënaqur që fëmijët nga kjo komunë marrin arsim më cilësor," deklaroi Carovska.


Salla sportive në shkollën fillore në Dobrosht është me sipërfaqe prej 650m2 dhe është krejtësisht e pajisur me rekuizitë sportive. Ndërtimi i sallës ka kushtuar 22,6 milion denarë.

                                   

 

Lajme dhe Ngjarje

Back to top
Close Offcanvas Sidebar