Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Konkursi / THIRRJE PËR GRANTE TË KËSHILLIT KËRKIMOR EVROPIAN

THIRRJE PËR GRANTE TË KËSHILLIT KËRKIMOR EVROPIAN

 

 

Komisioni Evropian e shpalli thirrjen e parë nga Programi Horizon Evropa: ERC-2021-STG Grante për fazën fillestare të Këshillit Kërkimor Evropian

Linku për aplikim: https://ec.europa.eu/info/funding-tenders/opportunities/portal/screen/home

Qëllimi i grantit fillestar të ERC-2021-STG është t`i mbështesë kërkuesit e rinj të jashtëzakonshëm që janë në fazën e fillimit të projekteve të tyre të pavarura kërkimore dhe formimin e ekipeve kërkimore. Kjo thirrje është e hapur për kërkuesit nga e gjithë bota që kanë synim t`i kryejnë aktivitetet e tyre kërkimore në ndonjë nga Shtetet Anëtare të BE-së ose në vend shoqërues, duke përfshirë edhe në vendin e prejardhjes / qëndrimit.

Kusht është të ketë kaluar së paku 2 dhe më së shumti 7 vjet nga mbrojtja e doktoraturës në momentin e shpalljes së Thirrjes. E domosdoshme është kërkuesi të tregoj potencial për kërkim të pavarur (p.sh.: Me faktin se ka publikuar të paktën një punim pa mentorin e tij).

Afati i fundi për aplikim është 8 prill 2021

Kalendari i thirrjeve të hapura dhe të paraqitura:

Thirrjet

Data e shpalljes

Afati i fundit

Buxheti në milion euro

 

ERC Starting Grant

Grantet për fazën fillestare

25.02.2021

08.04.2021

619

ERC Consolidator Grant

Grantet për forcimin e ekipeve

11.03.2021

20.04.2021

633

ERC Advanced Grant Grantet për fazën e avancuar

20.05.2021

31.08.2021

625

 

Informata për kontakt:

Stanka Petkovska,

Personi për kontakt nacional për këshilla kërkimore evropiane

stanka.petkovska@mon.gov.mk

 

 

Konkursi

Back to top
Close Offcanvas Sidebar