Ministria e Arsimit dhe Shkencës në pajtim me nenin 40 paragrafi 3 të Ligjit për standardin e nxënësve („Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë„ Nr.: 52/05, 117/08, 17/11, 135/11, 15/13, 41/14, 146/15, 30/16, 64/18 dhe 20/19) dhe („Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut„ Nr.: 248/20 dhe 302/20) organizon provim profesional për edukatorë dhe bashkëpunëtorë profesional të cilët pas mbarimit të stazhit të praktikantit janë të detyruar ta japin të njëjtin.
Dhënien e provimit profesional Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të realizojë në fund të muajit Marsit dhe gjatë muajit Prill 2021.
Në bazë të nenit 3 nga Rregullorja për mënyrën dhe procedurën e dhënies së provimit profesional të edukatorit dhe bashkëpunëtorit profesional në konviktin publik të nxënësve ("Gazeta Zyrtare e RMV-së" nr. 46/21), edukatorët / bashkëpunëtorët profesionalë në konviktet e nxënësve që e kanë përfunduar stazhin e praktikantit dhe i plotësojnë kushtet për dhënien e provimit profesional dorëzojnë Fletëparaqitje për dhënien e provimit profesional me dokumentacionin në vijim:
1. Certifikatë për stazhin e praktikantit të përfunduar në konviktin publik të nxënësve në afat prej një viti, në të cilën do të shënohet afati në të cilën është zhvilluar stazhi i praktikantit, i verifikuar me numër arkivi të konviktit të nxënësit në të cilën është zhvilluar stazhi i praktikantit.
2. Mendim nga mentori për punën e edukatorit gjatë stazhit të praktikantit, i verifikuar me numrin e arkivit të konviktit të nxënësit ku është zhvilluar stazhi i praktikantit.
3. Mendim nga organi më i lartë profesional i konviktit të studentëve, në të cilin është punësuar edukatori për punën e tij edukativo-arsimore, i verifikuar me numër arkivi të konviktit të nxënësve, në të cilën është zhvilluar stazhi i praktikantit. Konvikti i nxënësve në të cilin punon praktikanti të bëjë kontroll për të satën herë (e parë, e dytë, etj.) e jep praktikanti dhe të njëjtën ta theksojë në mendimin.
4. Detyrë shtëpie me shkrim (dy ekzemplarë).
5. Raport nga Fondi Pensional dhe Invalidor i Sigurimit për stazhin e punës të realizuar të edukatorit në një vit kalendarik.
6. Diplomë ose Certifikatë për përfundimin e arsimit përkatës (origjinal ose të verifikuar në noter).
7. Certifikatë për të marrë përgatitjen pedagogjike-psikologjike dhe të metodës të marrë të institucionit të lartë të akredituar dhe
8. Kopje nga fletëpagesa për mjetet e paguara për dhënien e provimit profesional.
Fletëparaqitja me dokumentacionin e plotë dorëzohet EKSKLUZIVISHT PËRMES POSTËS në MINISTRINË E ARSIMIT DHE SHKENCËS me adresë rr.„Shën Kirili dhe Metodi“ nr.54., 1000 Shkup, më së voni deri më 15.03.2021 (e hënë).
Kandidatët për dhënie të provimit profesional paguajnë mjetet në shumën prej 1.600,00 denarë (një mijë e gjashtëqind) denarë në fletëpagesë të plotësuar në këtë mënyrë:
Qëllimi i remitencës: Pagesë për provim profesional të edukatorëve dhe bashkëpunëtorëve profesional në konviktet e nxënësve
Emri i pranuesit: Buxheti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Ministria e Arsimit dhe Shkencës
Banka e pranuesit: Banka popullore e Republikës së Maqedonisë së Veriut;
Llogaria e transaksionit: 1000000000 630 95
Llogari e shfrytëzuesit të buxhetit: 160010032978760
Kodi i të ardhurave: 723013;
Programi: 30.
SHENIM: Pyetjet për kontrollim të njohurive të përgjithshme në lidhje me rregullativat ligjore-normative dhe organizimi i veprimtarisë do të jenë nga rregulloret aktuale ligjore në fushën e organizimit të veprimtarisë edukativo-arsimore në konvikte publike të nxënësve dhe Ligji për Standardin e Nxënësve.
Dokumentacioni i dorëzuar i pakompletuar dhe jo në kohë nuk do të shqyrtohet dhe i njëjti do të kthehet.
VËREJTJE:
· Kandidatët që kanë dorëzuar dokumentacionin e plotë për dhënien e provimit profesional në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës në afatet e provimeve të mëparshme, duhet të dorëzojnë vetëm kërkesë të re për dhënien e provimit profesional..