Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Carovska: Për arsim cilësor, investojmë në shkolla inkluzive

Carovska: Për arsim cilësor, investojmë në shkolla inkluzive

 

Carovska: Për arsim cilësor, investojmë në shkolla inkluzive

 

 

Një nga prioritetet e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për këtë vit kalendarik është investimi në avancimin e infrastrukturës arsimore, sepse është një nga përcaktuesit themelorë në sistemin arsimor, përveç cilësisë në arsim.  Për këtë qëllim, në buxhet parashikuam mjetet prej 1 milijard denarë, mjetet që janë  dy herë e gjysmë më shumë se vitin e kaluar dhe të njejta do të shpërndahen nëpër komuna, varësisht  nga prioritetet e nevojave për intervenime që janë paraqitur në MASH. Me këtë do të përmirësohen kushtet për  arsim të mbi 100 mijë nxënësve dhe studentëve por edhe kushtet e punës për kuadrin mësimor. Këtë e theksoi ministrja e Arsimit dhe Shkencë gjatë  vizitës së sotme në Komunën e Gjorçe Petrovit, ku filluan aktivitetet për ndërtimin shtesë të pjesës anësore të shkollës fillore “ Dimitar Pop Georgiev- Berovski” në Lagjen Hrom ku tërësisht do të plotësohen nevojat e banorëve numër i cili është në rritje, ndërsa përshkak të mungesës së kapaciteteve shkollore, deri më tani  një pjesë e nxënësve mësimin e kan ndjekur në shkolla tjera jashtë vendbanimit të tyre.

 

“ Komuna e Gjorçe Petrovit ishtë pjesë e agjendës së investimeve të MASH për këtë vit kalendarik. Siç mund ta shihet , tani më është filluar ndërtimi i një krahu tjetër brenda kësaj shkolle. Kjo do të përfshijë një sipërfaqe prej 750 metra katror, me 5 klasë, hapësira për mësimdhënësit, tualetet standarde, dhe tualete për fëmijët me pengesa, ashensor, hapësira për biseda me prindërit, ku shkolla do të mund të pranojë një numër  shumë më të madh të nxënësve në krahasim me kapacitetin aktual. Praktikisht, të gjithë këta fëmijë të cilët janë banorët të kësaj komune do të regjistrohen dhe do të ndjekin mësimin  këtu, në afërsi të shtëpive të tyre” theksoi Carovska.

 

Ajo njoftoi se bëhet fjalë për investim në vlerë prej 25 milion denarë dhe e njëjta duhet tërësisht të kryhet nga ana e realizuesit të punimeve ndërtimore diku deri ka mesi i vitit të ardhshëm kalendarik. Ministrja gjithashtu shtoi se në Komunën e Gjorçe Petrovit momentalisht po realizohet edhe një investim tjetër më i madh - ndërtim i pjesës anësore në SHF “ Tihomir Milloshevski” në Vollkovë, ndërsa në kuadër të projektit për ndërtimin e 145 sallave është planifikuar edhe ndërtimi i sallës së sportit në SHF “ Joakim Kërçovski” në vlerë prej 22,7 milionë denarë si dhe  zëvendësimi i çatisë së SHF “ Gjorçe Petrov” në lagjen Gjorçe 1.

 

Kryetari i Komunës së Gjorçe Petrovit, Alaksandar Naumovski famenderoi Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës dhe ministren e Carovska, që projektet e propozuara nga vetëqeverisja lokale janë pranuar dhe tani më janë duke u implementuar. Ai theksoi se pret që ndërtimi i kësaj shkolle të realizohet para afateve të parapara  në Marrëveshje me realizuesin, me qëllim që sa më shpejtë të vihet në funksion.

 

 

Lajme dhe Ngjarje

Kumtesë
4/15/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar