Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Carovksa: Së bashku me kompanitë i përcaktojmë drejtimet e nevojshme për arsimin e mesëm profesional

Carovksa: Së bashku me kompanitë i përcaktojmë drejtimet e nevojshme për arsimin e mesëm profesional

 

Carovksa: Së bashku me kompanitë i përcaktojmë drejtimet e nevojshme për arsimin e mesëm profesional

 

 

 

 

Përmes këtij karavani të dialogut social “ Mëso me mençuri dhe puno  me profesionalizëm”, së bashku me shkollat, komunat dhe kompanitë, përcaktuam se cilat drejtime i duhen tregut të punës që të hapen në vitin shkollor 2021/2022. Mendojmë se shkollat mund dhe janë fleksibile t`i përshtatin programet së bashku me Qendrën për Arsim Profesional, bazuar në atë që e kërkojnë kompanitë ose ti organizojnë drejtimet në një që të kemi numër përkatës të nxënësve në të njëjtat, mirëpo nga ana tjetër kompanitë duhet t`i hapin dyert për praktikë dhe praktikë feriale dhe ajo shkollë të implementohet në vetë kompanitë, për shkak se  pajisjet  që ata disponojnë janë më bashkëkohore, theksoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska në takimin me përfaqësuesit e vetëqeverisjeve  lokale në Gostivar, shkollat e mesme profesionale dhe kompanitë, ku morën pjesë edhe zëvendës-ministri i Arsimit dhe Shkencës Arafat Shabani dhe kryetari i Komunës së Gostivarit Arben Taravari. 

 

Kështu në vetë procesin e arsimit, tha Carovska, nxënësit do të profesionalizohen drejtpërdrejtë dhe do të jenë të gatshëm për tregun e punës.

 

“ Në këtë mënyrë mundësojmë punësim më të madh. Por, nga ana tjetër jo vetëm që do të harmonizojmë  drejtimet dhe programet në përputhje me nevojat, por se Ministria e  Arsimit dhe Shkencës nga viti i ardhshëm shkollor, do të ndajë  bursa për drejtimet të cilat janë dëshmuar si mjaftë të rëndësishme për sektorin real përmes këtyre debateve. Pres sukses dhe konkursi i cili do të shpallet këtë vit edhe për Gjimnazet dhe shkollat e mesme profesionale do ti përshtatet nevojave lokale” u shpreh Carovska.

 

Drilon Iseini, përfaqësues i Odës Ekonomike të Maqedosnisë Veri- Perendimore theksoi se edhe pse një bashkëpunim i këtillë është diskutuar prej vitesh, deri më tani ky dialog nuk ka dhënë  rezultatet konkrete. 

 

“ Për fat këtë radhë, kjo udhëheqësi  në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, dëshiron të realizojë këtë proces i cili është mjaftë i komplikuar. Sektoi i bizensit është i gatshëm t`i ofrojë të gjitha kapacitetet e tij. Sot jemi këtu të alarmojmë për arsimin profesional dhe shpresojë se debatet do të vazhdojë edhe pas këtij takimi”, thjeksoi Iseini.

 

Kryetari i Komunës së Gostivarit Arben Taravari theksoi se debatet janë shumë të rëndësishme për shoqërinë, veçanërisht kur bëhet fjalë për arsimin dhe shkollat e mesme profesionale.

 

“ Në Gostivar janë tre shkolla të mesme profesionale: Shkolla e mesme teknike, shkolla e mesme ekonomike dhe shkolla e mesme e mjekësisë. Në shoqërinë tonë, në përgjithësi ekziston një paradoks  i cili nuk mund të shpjegohet. Kemi shumë njerëz që presin në Entin  për  Punësim, ndërsa  nga ana tjetër kemi kërkesë nga kompanitë që nuk mund të gjejnë njerëz  që ju përshtaten kompanive për t`i punësuar ata. Pse kjo po  ndodh kështu, me siguri është kështu për shkak se arsimi i mesëm profesional nuk është ashtu siç duhet. Unë e vlerësoj këtë që po bënë Ministria e Arsimit dhe Shkencës, përkatësisht po merren parasysh mendimet e shkollave të  mesme profesionale dhe kompanive. Shpresoj se kjo do të ketë përfitime të mira për ata, që në të ardhmen të reformohet arsimi i mesëm profesional ashtu siç duhet” theksoi Taravari.

 

 

 

 

 

 

 

 

[ Friday, February 26, 2021 ] [ 1 ]

 
Back to top
Close Offcanvas Sidebar