Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Të rregullt në orë: të ndara 638 bursa për nxënësit romë të regjistruar në klasën e parë dhe të dytë në vitin shkollor 2020/2021

Të rregullt në orë: të ndara 638 bursa për nxënësit romë të regjistruar në klasën e parë dhe të dytë në vitin shkollor 2020/2021

 

Të rregullt në orë: të ndara 638 bursa për nxënësit romë të regjistruar në klasën e parë dhe të dytë në vitin shkollor 2020/2021

 


Gjithsej 638 bursa u janë ndarë nxënësve romë të regjistruar në klasën e parë dhe të dytë në vitin shkollor 2020/2021 në korniza të projektit të financuar nga Bashkimi Evropian "TË RREGULLT NË ORË: Aksioni për përfshirjen e Romëve në arsimin fillor". Projekti është implementuar  nga Fondacioni Shoqëri e Hapur - Maqedoni së bashku me partnerët e saj, Shoqata Qendra për Mbështetje Arsimore "Dendo Us" dhe Fondacioni për Iniciativa Arsimore dhe Kulturore Hap pas Hapi, ndërsa është mbështetur nga ana e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës

Të drejtë për bursa kishin nxënësit romë që janë të regjistruar në klasën e parë në vitin shkollor 2020/2021, familjet e të cilëve janë përfitues të ndihmës sociale, e cila është e lidhur me të ardhurat e familjeve. Duke ndjekur këto kritere, bursa u ndanë gjithsej 320 nxënësve të regjistruar në klasën e parë. Bursistët vijnë nga 58 shkolla fillore nga 31 komuna.

Njëkohësisht, në këtë vit shkollor, janë ndarë 315 bursa për nxënësit romë të regjistruar në klasën e dytë, dhe tre bursa për nxënëse të regjistruara në klasën e tretë. Bursistët vijnë nga 56 shkolla fillore në 28 komuna dhe 54% janë vajza dhe 46% janë djem. Në 280 nga këto bursistë u është rinovuar bursa e ndarë vitin e kaluar për klasën e parë. Tre prej tyre u transferuan në klasën e dytë, kështu që këtë vit shkollor e ndjekin mësimin për klasën e tretë dhe bursa u është rinovuar.
Përmes bursave do të zvogëlohet shpenzimi financiar i familjeve rome i lidhur me shkollimin e fëmijëve të tyre. Bursa i referohet një periudhe prej një viti shkollor dhe është në vlerë prej 400 euro në vit (në kundërvlerë me denarë). Është dedikuar për mbulimin e shpenzimeve të arsimimit të fëmijëve, ushqimit, veshjes, mjeteve shkollore dhe materialeve, sporteve dhe pajisjeve të tjera për aktivitete jashtëshkollore për fëmijët. Nxënësit e rregullt do të mund ta mbajnë bursën për vitin aktual, ndërsa ata të cilët me sukses do të kalojnë në klasën tjetër potencialisht do të mund ta rinovojnë edhe vitin e ardhshëm shkollor.

*****
Për projektin "TË RREGULLT NË ORË: Aksioni për përfshirjen e romëve në arsimin fillor"
 Projekti ka për qëllim të mundësojë qasje të barabartë në arsim për fëmijët Romë dhe t`i motivojë fëmijët të jenë të rregullt në orë, por edhe tu ndihmojë shkollave të sigurojnë mjedis inkluziv për mësim ku do të respektohet diversiteti dhe ku të gjithë fëmijët do të ndjehen të mirëpritur dhe të stimulohen në mënyrë të barabartë për të pasur sukses. Projekti është financuar nga Bashkimi Evropian dhe do të implementohet deri në Tetor 2022. Më shumë informata mund të gjeni në ueb faqen e internetit të FSHHM dhe në faqen e Facebook-ut të projektit.

 

Lajme dhe Ngjarje

Kumtesë
4/25/2024
Kumtesë
4/15/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar