Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Bursa për studime deridiplomike të Institutit Shtetëror të Moskës në Marrëdhëniet Ndërkombëtare (MGIMO) pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme të Federatës Ruse

Bursa për studime deridiplomike të Institutit Shtetëror të Moskës në Marrëdhëniet Ndërkombëtare (MGIMO) pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme të Federatës Ruse

 

Instituti Shtetëror i Moskës për Marrëdhëniet Ndërkombëtare  (MGIMO) pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme të Federatës Ruse është i gatshëm të pranojë 2 (dy) persona nga Republika e Maqedonisë së Veriut për studime deridiplomike të Institutit, për vitin shkollor 2021/2022 sipas vendimit të Kryetarit të Federatës Ruse.

Në pajtim me Urdhrin e Ministrisë së Shkencës dhe Arsimit të Lartë të Federatës Ruse, dorëzimi i dokumenteve deri te Komisioni për Pranimin e Shtetasve të Huaj në vitin 2021 do të bëhet veçanërisht në formë elektronike.

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

 

1) Dokument për kryerjen arsimit të mesëm (të plotë). Në  dokumentin, të përbërë në një nga gjuhët kombëtare të Federatës Ruse ose në gjuhë të huaj, duhet të shtoj përkthimin në gjuhën Ruse, i verifikuar në zyrë të noterit rus ose në konsullatën e Federatës Ruse në vendin ku është lëshuar dokumenti;

2) Kopje të letërnjoftimit dhe pasaportës kombëtare;

3) 12 fotografi 3 x 4 (mat, bardh e zi);

4) CV / Përmbledhje;

5) Letër motivuese;

6) Dy rekomandime dhe

7) Formularin elektronik të aplikimit

 

Të gjitha informacionet e nevojshme për kandidatët janë publikuar në faqen e internetit: www.mgimo.ru

Provimet e pranuara të gjuhës ruse dhe të huaj për aplikantët në  vitin 2021 do të mbahen në distancë, pas 15 gushtit. Datat e provimeve do të shpallen më vonë!

Afati i fundit për dorëzimin e dokumenteve në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, Sektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar, rr. "Shën Kirili dhe Metodi" Nr. 54 1000 Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut është 27.4.2021.

 

Kontakt personi:

Goce Vidanovski, (02) 3 140 185 dhe 076 485 061, e-maili: goce.vidanovski@mon.gov.mk

 

Lajme dhe Ngjarje

Kumtesë
4/25/2024
Kumtesë
4/15/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar