Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / MASH: Tërësisht Po përhapet lajm i rrejshëm në rrjetet sociale për arsimin seksual

MASH: Tërësisht Po përhapet lajm i rrejshëm në rrjetet sociale për arsimin seksual

 

MASH: Tërësisht Po përhapet lajm i rrejshëm në rrjetet sociale për arsimin seksual

 

 

Kategorikisht i demantojmë të pavërtetat e përhapura nga grupi në Facebook "Prej nesh për ne" në rrjetet sociale, ndërsa të transmetuara nga disa prej portaleve, për përmbajtjet e pretenduara në tekstet shkollore për klasën e dytë për mësimin e arsimit seksual. Lajmi është tërësisht i rrejshëm, ndërsa ilustrimet e shfrytëzuara n’përgjithsi  nuk janë pjesë e teksteve dhe materialeve nga sistemi ynë arsimor. U bëjmë thirrje qytetarëve, prindërve dhe nxënësve që të mos i nënshtrohen informacionit të paverifikuar që përhapen në rrjetet sociale, sepse i shkaktohet dëm i drejtpërdrejtë Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, si dhe tërë sistemit arsimor.

 

Tekstet dhe ilustrimet e shfaqura që i bashkëngjiten pjesëve të Konceptit nuk janë marrë nga materialet mësimore të parashikuara për vendin tonë. Kërkojmë përgjegjësi për lajmet e rrejshme që janë tendencioze, me qëllim të përhapin panik dhe ta manipulojnë  publikun, ndërsa për arritjen e qëllimeve që nuk kanë asnjë pikëtakim me përparimin e arsimit.

[ Monday, February 1, 2021 ] [ 1 ]

 

Lajme dhe Ngjarje

Back to top
Close Offcanvas Sidebar