Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Bursat për avancimin studimor dhe për kërkimet në Republikën e Sllovenisë për vitin akademik 2021/22

Bursat për avancimin studimor dhe për kërkimet në Republikën e Sllovenisë për vitin akademik 2021/22

 


Ministria e Arsimit dhe Shkencës, dhe sporti i Republikës së Sllovenisë njofton se në bazë të nenit 3 nga Protokolli ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës të Republikës së Maqedonisë dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës, dhe Sporti i Republikës së Sllovenisë për  bashkëpunim në fushën e arsimit , të nënshkruar, më datë 23 shkurt të vitit 2016
në Lubjanë, ndan bursa për studentë, persona të diplomuar dhe doktorant nga Republika e Maqedonisë së Veriut në institucionet  e arsimit të lartë në Republikën e Sllovenisë për vitin akademikë 2021/2022 edhe  atë:

 

 

 

 

 

1.Njëzet e katër (24) bursa mujore për avancim studimor  në institucionet  e arsimit të lartë në Republikën e Sllovenisë, me kohëzgjatje individuale nga 3 deri në 6 muaj, për kandidatët deri në moshën  26 vjeçare.

 



2. Tre (3) bursa një semestrale (secila për katër muaj) për studentët e gjuhës sllovene të Universitetit"Shën Kirili dhe Metodi ”në Shkup dhe

 



3. Dy (2) bursa për ndjekjen e  kursit dyjavor veror në gjuhën sllovene për studentët e gjuhës sllovene të Universitetit "Shën Kirili dhe Metodi ”në Shkup.

 

 

 

Këto bursa nuk janë të destinuara për kompletimin  e  shkallës   së plotë  të arsimit.

 


Informata më të hollësishme në lidhje me kushtet, kriteret, dokumentet e nevojshme, mënyra e aplikimit dhe afatet, mund të gjenden në ueb faqen në vijim:

https://studyinslovenia.si/news/bilateral-scholarships-2021-22/,

 

ndërsa online aplikimi është:

 

 https://studyinslovenia.si/study/exchange-programmes/

Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës të Republikës së Maqedonisë së Veriut, rr.„Shën Kirili dhe Metodi “ nr. 54, 1000 Shkup është : deri m
ë 1 Mars 2021.

Për informata shtesë mund të dërgoni në email: scholarships@cmepius.si
   

 


Personi për kontakt: Aleksandar Tutunovski, aleksandar.tutnovski@mon.gov.mk

 

 

 

Lajme dhe Ngjarje

Kumtesë
4/15/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar