Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Carovska: Zbatimi i konceptit të ri do të bëhet gradualisht gjatë 6 viteve të ardhëshme

Carovska: Zbatimi i konceptit të ri do të bëhet gradualisht gjatë 6 viteve të ardhëshme

 

Carovska: Zbatimi i konceptit të ri do të bëhet gradualisht  gjatë 6 viteve të ardhëshme

 

 

Sot përfundon peridha e dorëzimit të komenteve për propozimin e draft-konceptit për arsimin fillor përmes postës elektronike, theksoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska pas takimit me drejtorët e shkollave në të cilën  u dha mbështetje e plotë për  zbatimin  e reformave.

“ Pjesa më e madhe e komenteve kanë të bëjnë me atë se duhet të ngadalsojmë me reformat. Sigurisht mendojmë se po lëvizim ngadal, sepse zbatimi i këtij koncepti sipas asaj që e propozojmë do të ndodhë gjatë 6 viteve të ardhëshme. Përkatësishtë hyjmë vetëm në klasën e parë dhe klasën e katërt në vitin e ardhshëm dhe do të shtohet radhazi vit pas viti dhe ajo është  qasja më e butë që mund të marrim me futjen e reformave” theksoi Carovska.

Drejtorët e shkollave në takim shprehën nevojën e zbatimit të konceptit të ri dhe theksuan se me atë do të jepet  risi në sistemin  arsimor  si dhe do të rifreskohet sistemi arsimor, por gjithashtu do të jepet  mundësia  për trajnimin cilësor të kuadrit mësimor dhe modernizimin e programeve mësimore  të cilat janë të domosdoshme që të mund të japim rezultatet të mira në arsim.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Byroja për Zhvillimin e Arsimit dhe antarët e grupit punues këtë lloj debati do ta vazhdojnë edhe në periudhën në vazhdim edhe me mësimdhënësit dhe organizatat e qytetarëve dhe me përfaqësuesit e Akademisë së Shkencave dhe Arteve në vendin tonë.

Debate do të organizohen edhe me palët tjera të inetersuara dhe profesorë tjerë universitar të cilët ndoshta  mund të kenë sugjerime në lidhje me konceptin.

 

Lajme dhe Ngjarje

Back to top
Close Offcanvas Sidebar