Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Carovska në takim me MASH-TË RINJTË: Përparimi i standardit të studentit dhe nxënësit është përparësia jonë kryesore

Carovska në takim me MASH-TË RINJTË: Përparimi i standardit të studentit dhe nxënësit është përparësia jonë kryesore

 

Carovska në takim me MASH-TË RINJTË: Përparimi i standardit të studentit dhe nxënësit është përparësia jonë kryesore

 

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Mila Carovska sot mbajti një takim online me grupin punues MASH-TË RINJTË ku diskutohej për më tepër çështje aktuale në lidhje me përparimin e politikave rinore në fushën e arsimit të cilat janë përparësia kryesore e ministrisë.

 

Temat kryesore të diskutimit ishin nevoja nga ndryshimet në sistemin e bursës së studentëve, në të cilën Ministria e Arsimit dhe Shkencës në diçka po punon, si dhe për mënyrat e mundësive për organizimin e nxënësve, mundësia për realizimin e punës së dobishme, si dhe për vendosjen e shërbimeve për ndihmë psikologjike falas të institucioneve të arsimit të lartë.

Ministrja Carovska theksoi se të rinjtë janë partneri kryesor në këto procese dhe të gjitha ndryshimet bëhen përmes konsultimeve dhe iniciativave me të rinjtë.

 

"Çdoherë ekziston hapësirë për përmirësimin dhe ideja është e mirë që propozimet e reja që do të përpunohen së bashku me studentët të hyjnë në Ligjin e ri për Standardin e Rinisë.

Si ministri, për herë të parë kemi mundësuar aplikim të plotë elektronik për bursa ndërsa punojmë edhe për pagesën në kohë të  bursave mujore," tha Carovska.

 

Ministri theksoi se Ministria e Arsimit dhe Shkencës plotësisht mbështet idenë për organizimin e nxënësve, dhe e njëjta tashmë është rregulluar në Ligjin për Arsimin Fillor.

 

BZHA tashmë sigurisht punon në këtë tematikë, dhe në janar të 2020 është përgatit Udhëzues për Pjesëmarrje të Nxënësve, organizimin  dhe mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në Shkollat ​​Fillore. Dokument i tillë duhet të hartohet për arsimin e mesëm me mbështetjen dhe konsultimin e nxënësve të shkollave të mesme.

 

Në grupin punues MASH-të rinjtë marrin pjesë përfaqësues të organizatave rinore, Asambleja Studentore e Universitetit dhe Unioni i  Shkollave të Mesme. 

 

 

Lajme dhe Ngjarje

Back to top
Close Offcanvas Sidebar