Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Carovska: Për reformat kemi mbështetje të fortë nga bashkësia ndërkombëtare

Carovska: Për reformat kemi mbështetje të fortë nga bashkësia ndërkombëtare

 

Carovska: Për reformat kemi mbështetje të fortë nga bashkësia ndërkombëtare

 

 

Reformat themelore në arsim kanë mbështetje të fortë nga partnerët ndërkombëtarë në vend. Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska në debatin në TV Klan theksoi se deri më tani, për përgarirjen e Konceptit për arsim fillor nuk është paguarë asnjë  denarë nga buxheti.

“ Të gjithë mund ta kontrollojnë, ne jemi trasparent si ministri, unë si ministre nuk e kam problem të ndajë këtë informacion.  Deri më sot nga buxheti nuk është shpenzuar, veçanarisht për hartimin e këtij koncepti  sepse kemi partnerë ndërkombëtarë të cilët me të vërtetët kujdesen që vendi ynë t` ia dalë.   Madje mendoj se kujesen më shumë se ne. Ata financojnë grupin punues” theksoi Carovska.  
Janë parashikuar mjete nga buxheti  për përgatitjen e programeve mësimore, por ministrja theksoi se në kontekst kombëtar, ato janë  mjetet të  imta  financiare.
“ Më së shumti do të investohet në pajisjen e kabineteve të cilët janë  një e mirë e përhershme që do të mbeten në sistemin arsimor dhe natyrisht edhe  në infrsatrukturë.  Gjithsej, buxheti i MASH-it është një miliardë denarë më shumë nga buxheti i vitit të kaluar, por këtu janë edhe mentorimet, shtesat e mësimdhënëse, orët shtesë, pajisjet e shkollave, si dhe  përmirësimi infrastrukturorë i shkollave dhe trajnimet. Por sigurisht, që ky koncept të ketë suksesë, të gjithë partnerët ndëkombëtarë  në vedin tonë  janë të gatëshëm të mbështesin  financiarisht  trajnimet dhe insfrastrukturën dhe gjithçka që është e nevojshme në periudhën e  ardhëshme që të kemi arsim cilësor dhe bashkëkohorë” tha Carovska.  

Minsitrja konfirmoi bashkëpunimin e shkëlqyeshëm me ministrin e  Financave dhe kryeministrin.

“ Ata gjithashtu e kuptojnë se investimi në arsim është investimi në të ardhmen ., investimi në fëmijë është investim në vend. Dhe këto janë shpenzime që do të na kthehen disa herë më shumë  për 10 deri në 20 vitet, kur ky potencial që ne krijojmë tek fëmijët do të na kthehet disa herë më shumë

 

Lajme dhe Ngjarje

Kumtesë
4/15/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar