Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Carovska: Integrimi i lëndëve nuk do të thotë zvogëlim të orëve, risia është lidhja sipas temave

Carovska: Integrimi i lëndëve nuk do të thotë zvogëlim të orëve, risia është lidhja sipas temave

 

Carovska: Integrimi i lëndëve nuk do të thotë zvogëlim të orëve, risia është lidhja sipas temave

 

 
Nuk do të zvogëlohet numri i orëve por as mësimdhënësit e lëndëve nuk do të mbesin pa punë. Ajo që fitohet me integrimin e lëndëve është thellimi i njohurive të nxënësve, tha Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska mysafire në emisionin debatues në TV Klan.


"Zvogëlim të numrit të orëve nuk ka, ose është shumë e vogël. Në fushën e shkencave natyrore, disiplinat individuale biologji, kimi, fizikë nga klasa e gjashtë deri në të nëntën përfaqësohen me 16 orë, ndërsa në planin mësimor të ri përfaqësohen me 18 orë. Përderisa shkencat shoqërore, si historia, gjeografia dhe qytetaria, pse e mashtrojmë gjeografinë edhe në shkencat natyrore ashtu edhe në ato shoqërore, tani përfaqësohen me 18 orë ndërsa në konceptin e ri me 17 orë, sepse gjeografia fizike transferohet në shkencat natyrore. Kjo tregon që numri i orëve është i barabartë. "Integrimi i lëndëve nuk do të thotë zvogëlim të orëve, do të thotë zvogëlim të lëndëve, por vëllimi mbetet i njëjtë," tha Carovska.


Ministrja shpjegoi se me integrimin, kur mësohet biologjia, kimia dhe fizika në temën e ndotjes së mjedisit jetësor, tema mësohet përmes të tre disiplinave dhe në atë mënyrë nxënësit marrin shfaqje se çka është ndotja, nga vjen, por gjithashtu mësojnë edhe për zgjidhjen që mos kemi ndotje.


Frika është më e madhe se argumentet, theksoi Carovska dhe tha që i inkurajon të gjithë mësimdhënësit ta lexojnë konceptin, ta shohin planin mësimor dhe do të shohin se asnjë disiplinë nuk hiqet, por përkundrazi, tani ajo thellohet, jepet mundësi për të mësuar më shumë dhe më cilësore, sepse me integrimin sipas temave nxënësi merr  pamje për temën dhe i lidh faktet në tërësi.


"Secili nga mësimdhënësit do të ketë modulin e vet, ata mbesin në punë, dhe në biologji dhe kimi dhe fizikë, dhe japin mësim veçmas, por në të njëjtën kohë kanë tema që i lidhin, përmes të cilave ata mund të vlerësojnë bashkërisht nivelin e njohurive që nxënësi i ka fituar dhe që mund t`i përdorë në të ardhmen, për të tejkaluar sfida të caktuara ", theksoi Ministrja Carovska.

 

Lajme dhe Ngjarje

Kumtesë
4/15/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar