Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Carovska: Për herë të parë ofrojmë reformë e cila fokusohet në njohuritë e fëmijëve

Carovska: Për herë të parë ofrojmë reformë e cila fokusohet në njohuritë e fëmijëve

 

Carovska: Për herë të parë ofrojmë reformë e cila fokusohet në njohuritë e fëmijëve

 

Nëse nuk bëjmë ndryshime në arsimin fillor sot, nuk do jemi në hap me botën, tha Ministrja Carovska në emisionin e djeshëm në TV Klan.


"Reforma nuk është kozmetike. Prandaj na nevojitet reformë që do të bëjë ndryshime tektonike. Për herë të parë kemi reformë që fokusohet në njohuritë e fëmijëve. Ndërsa e gjithë kjo e ofron këtë koncept", tha Carovska.


Carovska theksoi se ideja kryesore është nga të mësuarit faktografik të kalohet në të mësuar me kuptim, ndërsa mësimdhënësit do të kenë autonomi në mbajtjen e mësimit. Për herë të parë, do t`i jepet mundësi nxënësit të zgjedhë lëndë, me të cilin do ta inkurajojmë potencialin e çdo fëmije. E gjithë kjo do të arrihet me integrimin e lëndëve e cila  propozohet me konceptin. Në të njëjtën kohë në lëndë të ndryshme do të mësohen tema të njëjta", tha Carovska.


"Fillojmë në dy njësi, jo menjëherë në periudhën nëntë vjeçare, siç janë zbatuar disa reforma. Kjo na jep mundësi t`i tejkalojmë sfidat por edhe mësimdhënësit të mësohen me modelin e ri të mësimit ”, thеksoi Carovska.

 

Lajme dhe Ngjarje

Back to top
Close Offcanvas Sidebar