Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Carovska në takim me SASHK-un : Sindikata është partner i rëndësishëm, së bashku do t′i realizojmë reformat

Carovska në takim me SASHK-un : Sindikata është partner i rëndësishëm, së bashku do t′i realizojmë reformat

 

Carovska në takim me SASHK-un : Sindikata është partner i rëndësishëm, së bashku  do t′i realizojmë reformat

 

 

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska sot u takua me kryetarin e SASHK-ut Jakim Nedelkov dhe përfaqësues tjerë të sindikatës. Në takim u bisedua për procesin e ardhshëm reformues në arsimin fillor dhe për projekt - konceptin e propozuar.

Përfaqësuesit e SASHK-ut dhe ministrja u dakorduan se reformat në arsim janë të domosdoshme dhe se me të vërtet duhen bërë, por gjithashtu theksuan se sindikata është partner i rëndësishëm në sjelljen e konceptit të ri dhe realizimin  e reformave. 

Ministrja Carovska theksoi se ky proces duhej  të kishte ndodh para një dekade dhe se çdo ditë vonesë është në dëm të drejtëpërdrejtë të nxënësve dhe gjeneratave të reja.

Për herë të parë në dekadën e fundit në vendin tonë në sferën e arsimit, reformat janë duke u bërë në një mënyrë jashtëzakonisht transperente dhe me përfshirjen e të gjitha palëve dhe do të gjendet balancim në propozimet me qëllim që të bëhen reformat në interesin më të mirë të  fëmijëve.

 

“Me propozimin e konceptit për çdo fëmijë në vend do të jenë në dispozicion modelet bashkëkohore të të mësuarit, të cilat për momentin mund të lejohen vetëm për një pjesë të qytetarëve, ndërsa mësimdhënësit do të fitojnë liri në organizimin e mësimit,  por edhe zhvillimi i  karrierës dhe mundësitë për avancim” theksoi Carovska.

 

Ju rikujtojmë se reformën nuk e bëjmë sot për nesër, por se kjo është rezultat i konsultimeve të gjera, analizave shumë vjeçare ndërkombëtare dhe vendore si dhe qëndrimeve të mësimdhënësve, prindërve dhe nxënësve.

 

Ministria e Arsimit dhe Shkencës vazhdon debatet dhe konsultimet për projekt- konceptin. Në debat për konceptin e ri që nga fillimi janë përfshirë udhëheqësia e SASHK-ut, përfaqësuesit rajonal të SASHK-ut, ekspert, profesorë, palë tjera të interesuara, si dhe organizatat dhe institucionet ndërkombëtare siç janë  UNICEF, Banka Botërore, USAID, Ambasada e Britanisë dhe Zvicrës, delegacion i BE-së. Të gjithë shprehën mbështetje për shkak se reformat duhet të rezultojnë   me arsim cilësor.

 

Koncepti është pjesë e Strategjisë së MASH –it për periudhën 2018-2025,  është parashikuar me Ligjin për arsimin fillor sjellur para një viti dhe është pjesë e programit qeveritar.

[ Friday, January 15, 2021 ] [ 1 ]

 
Back to top
Close Offcanvas Sidebar