Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Carovska: Reformat do të bëhen gradualisht, të gjithë do të kenë mundësi të përfshihen në proces

Carovska: Reformat do të bëhen gradualisht, të gjithë do të kenë mundësi të përfshihen në proces

 

Carovska: Reformat do të bëhen gradualisht, të gjithë do të kenë mundësi të përfshihen në proces

 

 

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska sot në pyetjet e gazetarëve në lidhje me komentet për draft konceptin u përgjigj se një pjesë e madhe e opinionit akademik dhe mësimdhënësve qëndrojnë mbrapa draft konceptit për arsimin fillor dhe se në këtë koncept ajo nuk është e vetme. Carovska theksoi se pritet që në vendin tonë kur bëhet fjalë për ndonjë reformë të  madhe e cila është e rëndësishme të kemi qëndrime të kundërta.

“ Të gjitha komentet që kanë qëllime të mirë  janë të mirë se ardhura dhe natyrisht ato të cilat janë të  përzgjedhura   dhe janë me vend  do t′i marrim parasysh. Kjo reformë do të thotë cilësi në arsim për të gjithë fëmijët të cilët janë të përfshirë në sistem dhe për ata të cilët do të përfshihen në sistem. Me reformat ecim ngadalë sepse po hyjmë në dy klasë nga e tërë nëntëvjeçarja, përkatësisht nuk po hedhim hapa radikal siç janë bërë më parë, por  koncepti gradualisht do të futet deri në  klasën e nëntë. Të gjithë kanë mundësi të shohin dhe të lexojnë dokumentin, as një mësimdhënës nuk do të mbetet pa punë, do të hyjmë hap pas hapi dhe gradualisht që të garantojmë cilësi dhe për secilin vit të ardhshëm do të mësojmë nga viti paraprakë dhe kështu që të mund të përfshijmë të gjitha palët e interesuara të cilët do të kenë mendim të veçantë. Ky koncept i të mësuarit përgatitet nga pedagogë, psikolog dhe  mësimdhënës, në bazë të së cilëve do të përpilohen programe mësimore ku do të marrin pjesë të gjithë palët e interesuara. Në programet mësimore për shkencat shoqërore, do të marrin pjesë historianë, sociologë, gjeografë për shkencat natyrore, matematikanë, kimistë, biologë, fizikan” theksoi Carovska.

Carovska theksoi se është mirë të ekzistojnë qëndrime të kundërta, komente dhe propozime të cilat janë konstruktive në lidhje me konceptin e propozuar, mirëpo jo  edhe refuzim të të njëjtës.

“ Refuzim do të thotë se njëkohësisht do të ofrohet  koncept krejtësisht i ri. Ky koncept është ndërkombëtar dhe nuk është diçka që nuk ndodhë nëpër  botë dhe ne si shtet po e prezantojmë për herë të parë. Mos të harrojmë se në vendet ku zbatohet kjo mënyrë e të mësuarit ata kanë rezultate më të larta në testet ndërkombëtare, janë lartë në shkallën e njohurive dhe kanë produktivitet   tek qytetarët e tyre” theksoi ministrja.  

[ Monday, January 4, 2021 ] [ 1 ]

 

Lajme dhe Ngjarje

Kumtesë
4/25/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar