Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / U.d. Dekani i FSHMN Mirçeski: Pres që profesorët tanë të përfshihen në përgatitjen e idesë së përgjithshme për reformat

U.d. Dekani i FSHMN Mirçeski: Pres që profesorët tanë të përfshihen në përgatitjen e idesë së përgjithshme për reformat

 

U.d. Dekani i FSHMN Mirçeski: Pres që profesorët tanë të përfshihen në përgatitjen e idesë së përgjithshme për reformat

 

U.d. dekani i Fakultetit të Shkencave Matematiko-Natyrore Shkup, prof. Dr. Valentin Mirçeski, duke u përgjigjur pyetjes së gazetarit për draft konceptin për arsimin fillor thotë se kjo sigurisht është periudhë e debatit dhe se ai debat vazhdon.

"Ne jemi të bindur se ministria do të pranojë disa pjesë nga propozimet që janë tashmë në dokumente të shkruara dhe se ajo do të implementojë njerëzit tanë në përgatitjen e idesë së përgjithshme në profilizim," tha Mirçeski.

Mirçeski theksoi se termi integrim i lëndëve është i njohur për fakultetin sepse edhe ato kanë studime me dy lëndë.

"Termi integrim për FSHMN sigurisht nuk është drejtim sepse Fakulteti është Fakultet i Shkencave  Matematiko-Natyrore. Në ato drejtime mësimore që i kemi për kuadrin në arsimin fillor, ato sigurisht që janë studime me dy-lëndore, ne i quajmë biologji-kimi, matematikë-fizikë, kështu që vetë termi i integrimit dhe bashkëpunimi ndër resor për ne nuk është diçka e re. Në atë kuptim, diskutimi  që u zhvillua në fakultet, kuptohet, veçanërisht nga ana e mësimdhënësve përgjegjës për metodikë në disiplinat përkatëse, ajo nuk është diskutim që kupton e refuzon propozimin. "Sigurisht, ai si diskutim i intelektualëve të lartë ka ton kritik dhe se duhet pasur kujdes me intensitetin e implementimit," tha Mirçeski.

 

[ Monday, January 4, 2021 ] [ 1 ]

 

Lajme dhe Ngjarje

Kumtesë
4/25/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar