Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Carovska në vizitë të FSHMN: Shkenca duhet të zhvillohet, siguruam pëlqime për punësime të reja të instituteve

Carovska në vizitë të FSHMN: Shkenca duhet të zhvillohet, siguruam pëlqime për punësime të reja të instituteve

 

Carovska në vizitë të FSHMN: Shkenca duhet të zhvillohet, siguruam pëlqime për punësime të reja të instituteve

 

Ministria e Arsimit dhe Shkencës këtë vit ka buxhet 12 përqind më të lartë për shkencë, por gjithashtu do të vazhdojë të investojë në kuadrin shkencor, tha Ministrja Milla Carovska, pas vizitës së sotme në Kopshtin Botanik pranë Fakultetit të Shkencave Matematiko-Natyror në Shkup.

“Ajo për çka diskutuam edhe në Ministri para disa muajsh, ishte se u mungon potenciali njerëzor. Që të krijojnë shkencë, të mund të zhvillohen, u nevojiten njerëz, të nevojshëm janë shkencëtarë që nga studentët e mëparshëm dhe do të bëhen pjesë nga bota akademike dhe më tej do ta zhvillojnë shkencën. Dhe mu për këtë, së bashku me Ministrinë e Financave, me Kryeministrin Zoran Zaev, kemi arritur të sigurojmë pëlqime, me qëllim që ata të realizojnë punësim por edhe më tej të investojnë. Sepse shkenca duhet të zhvillohet. Me vite kemi pasur ngecje në investimet, edhe në potencialin njerëzor që duhet të krijojë shkencë, por edhe investime financiare që të mund të marrim pjesë edhe në projekte shkencore ndërkombëtare dhe vendase. Mu për këtë, në buxhetin e Ministrisë për vitin 2021 ka 12 përqind më shumë mjete financiare për shkencën ", deklaroi ministrja Carovska.

Në rrjedhë është procesi i përcaktimit të kritereve cilat qendra për  jashtëzakonshmëni dhe cilat projekte kombëtare do të zgjidheshin që të  investohet në ato. Carovska theksoi se do të vijon qasje e re sistematike ndaj investimeve në shkencë, si segment i rëndësishëm  lidhur edhe me ekonominë në vend, por edhe me zhvillimin e potencialit njerëzor dhe kapacitet.

U.d. Dekani i FSHMN, Valentin Mirçeski, tha se pas shumë vitesh kanë  debat jashtëzakonisht konstruktiv me MASH.

"Më në fund është zgjedhur nevoja për forcimin e kuadrit të fakultetit. Pas kaq shumë vitesh mungesë të punësimit të kuadrit akademik, të kuadrit teknik, nga Ministria më në fund morëm seri të punësimeve.  Filluam debat jashtëzakonisht të rëndësishëm në kontekstin e situatës me sektorin kërkimor-shkencor, me financimin e shkencës, dhe shpresoj se edhe në atë sektor do të kemi zhvendosje cilësore përpara, që më në fund do të shohim programe aktive që do ta mbështesin punën kërkimore-shkencore në vendin tonë”, theksoi Mirçeski.

Udhëheqësja e Institutit të Biologjisë, prof. Renata Qushterevska, e cila është edhe përgjegjëse për Kopshtin Botanik, theksoi se punësimi i tre njerëzve të rinj ndjekin në harresë të dekadës së Institutit.

[ Monday, January 4, 2021 ] [ 1 ]

 

Lajme dhe Ngjarje

Kumtesë
4/25/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar