Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Drejtorët e shkollave në takim me Carovskën: Edhe përkundër rrethanave të jashtëzakonshme gjysmë vjetori i parë përfundoi me sukses

Drejtorët e shkollave në takim me Carovskën: Edhe përkundër rrethanave të jashtëzakonshme gjysmë vjetori i parë përfundoi me sukses

 

Drejtorët e shkollave në takim me Carovskën: Edhe përkundër rrethanave të jashtëzakonshme gjysmë vjetori i parë përfundoi me sukses

 

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska sot mbajti takim online me drejtorët e shkollave fillore dhe të mesme nga i gjithë vendi në lidhje me realizimin e mësimit në gjysëm vjetorin  e parë të vitit shkollor 2020/2021.

Në takim, drejtorët e shkollave theksuan se edhe pse  në fillim të vitit shkollor përpjekjet ndaj mësimdhënies në internet ishin të  mëdha, prapë se prapë modeli hibrid dha rezultatet e dëshiruara në rrethana të jashtëzakonshme  siç ishin muajt e kaluar.

“ Me mbi 90% të nxënësve të cilët ndoqën mësimin online, më pak se 1% të rasteve aktive të Kovid-19 tek mësimdhënësit dhe nxënësit të cilët ndoqë mësimin me prani fizike dhe me një dimnamikë të rregullt të orëve të transmetuara në gjuhën maqedonase dhe gjuhën shqipe në Televizionin Kombëtar  lirisht mund të  themi se me sukses rrumbullaksuam gjysmë vjetorin e parë. Materiali mësimor është kaluar në pajtueshmëri me  programet e parapara të shkurtuara, ndërsa nxënësit janë vlerësuar” theksuan drejtorët në takim.

Ministrja Carovska potencoi se modeli hibrid i mësimit online, me prani fizike dhe me transmetimin e orëve në televizion u arrit kontinuiteti në mësimdhënie.

“ Falëndërime të mëdha për drejtorët, mësimdhënësit, nxënësit dhe prindërit të cilët me përkushtim dhe angazhim të madh bënë gjithçka që me sukses të realizohet mësimi në kushte pandemie” u shpreh Carovska.   

[ Monday, January 4, 2021 ] [ 1 ]

 

Lajme dhe Ngjarje

Kumtesë
4/25/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar