Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Nxënësit nga "Ilija Nikolovski-Luj", "Dimitar Vlahov" dhe "Zlatan Sremec" me kompozitë muzikore e uruan Vitin e ri 2021

Nxënësit nga "Ilija Nikolovski-Luj", "Dimitar Vlahov" dhe "Zlatan Sremec" me kompozitë muzikore e uruan Vitin e ri 2021

 

Nxënësit nga

 

Nxënësit nga "Ilija Nikolovski-Luj", "Dimitar Vlahov" dhe "Zlatan Sremec" me  kompozitë muzikore e uruan Vitin e ri 2021

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska, me video fjalimin, e cila përmban kompozitë muzikore nga nxënësit e shkollës muzikore "Ilija Nikollovski-Luj", dhe nxënësit nga "Dimitar Vlahov dhe" Zlatan Sremec " e uroi Vitin e ri 2021. Kjo kompozitë që e pasqyron krijimin e nxënësve është dëshmi se duhet dhe është e detyrueshme të kemi  arsim inkluziv që ofron mundësi të barabarta për çdo fëmijë.

Ministrja Carovska në fjalimin thotë se dëshirat e Vitit të Ri janë të veçanta, sepse ato na inspirojnë të bëhemi më të mirë.

"Dëshiroj që të gjithë së bashku në të ardhmen 2021 të punojmë në krijimin e arsimit më të mirë dhe me cilësi më të lartë për çdo fëmijë. Të gjithë së bashku të krijojmë arsim që investon në zhvillimin personal të secilit nxënës, ndërsa me atë edhe në zhvillimin e tërë  shoqërisë. Dëshiroj që 2021 të bëhet sinonim i reformës në arsim, që shënojnë inkluzivitet, njohuri, multikulturalizëm dhe barazi në arsimin. Prandaj që qëllimi ynë përfundimtar është të edukojmë qytetarë që  i respektojnë dhe jetojnë me vlera të vërteta. Në fund të këtij viti të ndryshëm nga tani, të gjithë kemi nevojë për shpresë se në të ardhmen 2021 do të jetë më e mirë. Të besojmë fortë se 2021 na sjell ndryshime për më mirë. "Ju uroj shëndet, gëzim dhe prosperitet!", thotë Carovska në fjalimin e saj të Vitit të Ri.

[ Thursday, December 31, 2020 ] [ 1 ]

 

Lajme dhe Ngjarje

Kumtesë
4/15/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar