KONKURS për ndarjen e 20 (njëzet) bursave për nxënës të talentuar -sportistë nga shkollat e mesme publike dhe private në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin akademik 2020/2021
Në bazë të nenit 55 paragrafi 1 të Ligjit për organizim dhe punë të organeve të administratës shtetërore ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë" Nr. 58/00, 44/02, 82/08, 167/10 dhe 51/11 dhe Gazeta Zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut ”Nr. 96/19 dhe 110/19), neni 54 paragrafi 10 i Ligjit për Standardin e Nxënësve (“ Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë ”Nr. 52/05, 117/08, 17/11, 135/11 , 15/13, 41/14, 146/15, 30/16, 64/18, 20/19 dhe 248/20), Vendim për përcaktimin e numrit të bursistave dhe shumën e bursave për nxënësit e regjistruar në shkollat e mesme në Republikën e Veriut për vitin shkollor 2020/2021 ("Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë e Veriut " nr. 195/20, 253/20 dhe 287/20) dhe Vendimi për shpalljen e Konkursit të Përsëritur për ndarjen e 20 (njëzet) bursave për nxënës-sportistë të talentuar nga shkollat e mesme publike dhe private në Republikën e Maqedonisë e Veriut për vitin shkollor 2020/2021 Nr. 19-15340 / 1 më datë 30.12.2020, Ministri i Arsimit dhe Shkencës shpalli
KONKURS I PËRSËRITUR
Për ndarjen e 20 (njëzet) bursa për nxënës të talentuar - sportistë nga shkollat e mesme publike dhe private në Republikën e Maqedonisë e Veriut për vitin shkollor 2020/2021
Ministria e Arsimit dhe Shkencës për vitin shkollor 2020/2021 do tëndajë 20 (njëzet) bursa për për nxënës të talentuar - sportistë nga shkollat e mesme publike dhe private në Republikën e Maqedonisë e Veriut për vitin shkollor 2020/2021
1. KUSHTET PËR NDARJEN E BURSËS
Të drejtë për bursë kanë kandidatët të cilët mësojnë në shkolla të mesme publike dhe private në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe i plotësojnë kërkesat e mëposhtme:
1. të jenë nxënës të rregullt në vitin e I, të cilët gjatë dy viteve të mëparshme shkollore kanë fituar së paku dy shpërblime për vendin e Iose II në gara ndërkombëtare ose gara shtetërore në fushën e sportit të organizuara nga federatat kombëtare të sporteve që kanë vendim për kryerjen e veprimtarisë së sportit të lëshuar nga Agjencia për Rini dhe Sport; Maqedonisë së Veriut dhe plotësojnë këto kërkesa: 2.të jenë nxënës të rregullt nga viti II, III dhe IV, të cilët gjatë vitit të kaluar shkollor fituan çmim për vendin e I ose II në gara ndërkombëtare ose në gara shtetërore në fushën e sporteve të organizuara nga federatat kombëtare të sporteve që kanë vendim për kryerjen e veprimtarisë së sportit të lëshuar nga Agjencia për Rini dhe Sport;
3. të ketë arritur sukses mesatarë shumë të mirë gjatë arsimimit të deritanishëm ;
4. të mos kenë përsëritur vit gjatë arsimimit;
5 të mos jenë shfrytëzues të bursave nga institucione ose kompani tjera;
6. të jenë shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut .
Kriteret për ndarjen e bursave janë suksesi gjatë shkollimitdhe shpërblimet/diplomat e fituara në gara ndërkombëtare ose gara shtetërore.
Për kriterin shpërblim /diplomë e fituar në gara shtetërore ose ndërkombëtare për nxënësit e viti të I edhe atë për vendin e fituar të I ( parë) dhe II ( dytë) ) në gara ndërkombëtare ose shtetërore në fushën e sporteve, pikët përcaktohen në varësi të llojit të shpërblimit të fituar,: I ( i pari) vendi i fituar në gara ndërkombëtare vlerësohet me5 pikë, dhe në gara shtetërore me 4 pikë, vendi i II (i dytë) i fituar në gara ndërkombëtare vlerësohet në 4 pikë, dhe gara kombëtare me 3 pikë,ndërsa lloji i shpërblimit të fituar vlerësohet në 2 pikë për shpërblim individual dhe 1 pikë për shpërblimin e ekipit.
Bazuar në plotësimin e kriterit të shpërblimit / diplomës të fituara në garat kombëtare ose ndërkombëtare gjatë dy viteve të mëparshme shkollore, pikët për nxënësit e vitit të parë llogariten sipas formulës vijuese: (lloji I tipit tëshpërblimit + lloji i çmimit) për secilin shpërblim të dhënë.
Bazuar në plotësimin e kriterit të fitimit të shpërblimit / diplomës gjatë vitit shkollor të kaluar në garat kombëtare ose ndërkombëtare, pikët për nxënësit nga II, III dhe IV llogariten sipas formulës vijuese:
Pikët nga shpërblimet e fituara në vitin VIII dhe IX të arsimit fillor + pikë për shpërblimin e fituar në vitin e kaluar shkollor në shkollën e mesme, gjithashtu (lloji I tipit të shpërblimit + lloji I shpërblimit) për secilin shpërblim të fituar.
Për shpërblimet e fituara në gara shtetëror në fushën e sporteve do të njihen vetëm shpërblimet e fituara në garat e organizuara nga federatat kombëtare të sporteve që kanë vendim për të kryer aktivitetin sportiv të lëshuar nga Agjencia për Rini dhe Sport, dhe jo nga klubet sportive, shoqatat dhe të ngjashme.
II. MËNYRA DHE AFATI I APLIKIMIT
Nxënësit të cilët plotësojnë kushtetet e konkursit plotësojnë aplikacion elektronik dhe bashkëngjesin dokumentacionin e duhur në http://konkursi.mon.gov.mkdhe nëse nuk kanë mundësi të aplikojnë në mënyrë elektronike, plotësojnë aplikim në letër (fletë evidentuese) dhe dorëzojnë dokumentacionin e nevojshëm të konkursit në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës,rr. (Shën Cirili dhe Metodi Rr. Nr. 54, Shkup), më date 30.12.2020 deri më 11.01.2020, nga 09-15. Dokumentet e kërkuara për dorëzim janë :
1.Fletë evidentuese;
2.Vërtetim se është nxënës i rregullt në vitin shkollor 2020/2021;
3. Kopje të Dëftesave të vërtetuara në noter për vitet paraprake ( kandidatët e vitit të parë dorëzojnë dëftesat nga klasa e VI - IX);
4. Kopje të diplomave të vërtetuara në noter për shpërblimet e fituara në gara shtetërore dhe / ose gara ndërkombëtare;
5. Deklaratë të nënshkruar nga prindi - kujdestari se kandidati nuk është shfrytëzues i ndonjë burse tjetër
6. Deklaratë të nënshkruar nga prindi - kujdestari se dokumentet e dorëzuara janë të sakta dhe identike me të dhënat e shënuara në Fletëaplikimin elektronik
7. Deklaratë për shfrytëzimin e të dhënave personale me emër dhe mbiemër nga prindi-kujdestar.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës zyrtarisht, në pajtim me Rregulloren për formularin e aplikimit për akomodim në konvikt për nxënës dhe formularin e Kërkesës për ndarjen e bursës, me dokumentacionin e nevojshëm (“ Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 189/16 dhe 41/17),do të sigurojë dokumentin në vazhdim:
- vërtetimine shtetësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut nga Ministria e Punëve të Brendshme
Shpërblimet-diplomat ku nuk ka të përcaktuar vend saktësisht të fituar, përkatësisht shpërblimet-diplomat dhe lëvdatat për pjesëmarrje në gara pa fituar ndonjë vend, shpërblimet-diplomat që nuk janë fituar para dy viteve shkollore për nxënësit e vitit të I, ose në vitin shkollor të mëparshëm tek nxënësit e vitit të II, III dhe të IV nuk do të merren parasysh.
-Kandidatët nuk do të rangohen nëse dokumentacioni i dorëzuar: nuk është I kompletuar dhe I dorëzuar në kohë.
Lista e kandidatëve të përzgjedhur do të publikohet më 25.1.2021 në ueb faqen e Ministrisë.
Të gjithë fituesit e bursave janë të detyruar, pas shpalljes së listës të nënshkruajnë marrëveshjen e bursës me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës deri më 5 shkurt 2020. Të gjithë aplikantët që nuk e respektojnë këtë afat do të konsiderohet se kanë hequr dorë nga bursa.
IV. SHUMA E BURSËS
Shuma e bursës është 2.970,00 denarë në muaj për nëntë muaj gjatë vitit shkollor
.