Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Konkursi / KONKURS bursa për qëndrime të shkurtëra studimore në Britani të Madhe për vitin 202

KONKURS bursa për qëndrime të shkurtëra studimore në Britani të Madhe për vitin 202

 

 

Fondi Britanik i Bursave - British Scholarship Trust ndanë  deri në 6 bursa për qëndrime të shkurtëra studimore  (nga 1 - 3 muaj) për hulumtuesit  e  rinj nga Republika e Maqedonisë  së Veriut  në institucionet përkatëse të arsimit të lartë dhe hulumtimit  shkencor në Britaninë e Madhe për vitin 2021


Bursa është 900  funta në muaj për universitetet jashtë Londrës dhe 1000 funta në muaj për institucionet në Londër për të mbuluar shpenzimet e akomodimit dhe ushqimit. Shpenzimet e udhëtimit  i mbulon vetë kandidati.


Kushtet për aplikim:

- Të kenë përfunduar studimet universitare akademike të ciklit të parë me notë mesatare mbi 8.00;

- Njohja e shkëlqyeshme  e  gjuhës angleze;

- Të mos jetë mbi moshën 30 vjeç;

- Të posedoj  pëlqim të  siguruar nga një institucion i përshtatshëm nga Mbretëria e Bashkuar për realizimin e qëndrimit studimor.

Dokumentet e kërkuara për aplikim:

 1. Lutje , përfshirë adresën e banimit, e-meil  adresën  dhe nr . e telefonit ;

 2. Biografi (CV);

3. Propozim Programi për hulumtim, në  njërën  anë, formati A4;

4. Pëlqimi i  institucionit nga  Britania  e Madhe për të pranuar qëndrimin studimor;

5. Kopjen e diplomës për arsimin e përfunduar;

6. Dy rekomandime nga profesorë ose hulumtues  universitarë, në zarfe të vulosura ;

 7.Vërtetim  për njohjen e  gjuhës angleze (TOEFL, IELTS ose të ngjashme) dhe

8. Aplikimi i plotësuar  (nga www.britishscholarshiptrust.org) dhe dy fotografi.


 Aplikimi i plotësuar  dhe dokumentet e tjera të nevojshme të dorëzohen në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, në  gjuhën angleze , në adresën: rr. „Shën Kirili dhe Metodi ”, nr. 54, 1000 Shkup,

Njësia për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Arsim dhe Shkencë

Afati i fundit për dorëzimin e dokumenteve është  deri më 1 Mars 2021.

Informacionet më të hollësishme gjenden në : www.britishscholarshiptrust.org ose përmes postës elektronike: aleksandar.tutnovski@mon.gov.mk.

[ Wednesday, December 30, 2020 ] [ 1 ]

 

Konkursi

Back to top
Close Offcanvas Sidebar