Në bazë të Ligjit për çmime shtetërore ( “ Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë “ nr. 52/2006, 54/07 dhe 74/12), Rregullores për punën e Këshillit për ndarjen e çmimit “ Goce Dellçev” (“ Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë nr. 40/09, 25/11, 9/15 dhe 1/16) dhe Procesverbalit nga mbledhja e parë e Këshillit mbajtur më 09.12.2020, Këshilli për ndarjen e çmimeve “ Goce Dellçev” shpall
KONKURS
PËR NDARJEN E ÇMIMIT „GOCE DELLÇEV” NË VITIN 2021
Me çmimin „Goce Dellçev ” ndahen mirënjohje shoqërore për arritjet veçanërisht të rëndësishme në lëminë shkencore në interes për Republikën së Maqedonisë së Veriut .
Çmimi në vitin 2021 ndahet për libër ose vepër shkencore të publikuar në vitin 2020.
Çmimi „ Goce Dellçev” ndahet më 4 Maj- ditën e vdekjes së Goce Dellçevit”
Çmimi sipas kushteve të përcaktuara me Ligjin për çmimet shtetërore (“ Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 52/2006, 54/07 dhe 74/12) dhe me këtë konkurs ndahet për individë ose grup autorësh nga vendi ose jashtë vendit.
Të drejtë konkurrimi kanë veprat e një autori ose veprat e një grup autorësh që janë publikuar veçmas të recensuara dhe katalogizuara . Për datën e publikimit llogaritet data që është e shpallur në katalogimin e publikimit ( CIP). Të drejtë konkurrimi nuk kanë të arriturat të publikuara në revista profesionale dhe shkencore me impakt faktor, si dhe kapituj dhe pjesë të librave.
Individë ose grup autorësh mund të jetë fitues i çmimit në lëmin e njejtë vetëm një herë.
Anëtar nga grupi i autorëve mund si individ të jetë fitues i çmimit për libër ose vepër tjetër në lëmin e njejtë.
Propozime për ndarjen e çmimeve mund të parashtrojnë: institucionet shkencore, shoqatat tregtare, shoqatat tjera qytetare dhe qytetarët.
Propozimi për ndarjen e çmimeve duhet të arsyetohet dhe të përmbajë: të dhënat personale për autorët, përkatësisht autorët adresa e vendbanimit, të dhëna bibliografike dhe arsyetim të shkurtër për rëndësinë e realizimit i cili propozohet për çmim. Propozimet për vepër ose libër shkencor të publikuara në gjuhë të tjera duhet të përmbajnë rezime të shkurtër në gjuhën maqedonase deri në 3 faqe dhe përmbajtje në gjuhën maqedonase deri në 5 faqe.
Propozimit për ndarjen e çmimeve duhet t`i bashkëngjiten 3 shembuj. Propozimit gjithashtu duhet t`i bashkangjiten së paku 3 shembuj origjinal nga libri shkencor përkatësisht vepra dhe ekzemplar në formë elektronike të dorëzuar përmes postës - e.
Propozimet për ndarjen e çmimit duhet të parashtrohen prej më 25.12.2020 deri më 15.02.2021 në adresën :
MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS
Këshili për ndarjen e çmimit „ Goce Dellçev”
Rr. „Shën Kirili dhe Metodi “ nr. 54, 1000 Shkup
adresa- e : darko.tomovski@mon.gov.mk
Propozimet e pakompletuara dhe propozimet të cilët nuk janë dorëzuar në afatin e caktuar nuk do të shqyrtohen:
KËSHILLI PËR NDARJEN E ÇMIMEVE „GOCE DELLÇEV”