Rezultatet e dobëta të nxënësve maqedonas të arritura në testet ndërkombëtare deri më tani, rekomandimet e OECD-së dhe organizatat tjera ndërkombëtare, por edhe anketa e zbatuar midis mësimdhënësve në shkollat fillore të cilët u deklaruan se ndryshimet në arsim janë të nevojshme për shkak mësimit më cilësor dhe autonomia më e madhe e tyre në realizimin e orëve, për shkak se fillohet në përpunimin e konceptit të ri për arsim fillor.
Këtë e theksoi Lulzim Memedi, profesor në Universitetin e Tetovës dhe anëtar i grupit punues të cilin e përgatiti konceptin, gjatë kohës kur ishte mysafir në emisionin “Objektiv” në Televizionin Kombëtar.
"Koncepti ofron zgjidhje sipas së cilës nxënësit do të fillojnë të mësojnë me kuptim dhe do të mendojnë logjikisht para se të sjellin përfundim të caktuar ose të veprojnë në situatë konkrete. Respektivisht, nxënësi do të vihet në një rol të ri të kërkimit, do të fillojë të eksperimentojë dhe vetë do të vjen në përfundime”, potencoj Memedi.
Profesori tha se reagimet e publikut ishin të pritshme, sepse ekzistojnë pas çdo ndryshimi të madh në çfarëdo segmenti. Kështu, posaçërisht edhe në arsimin ndryshimet e lajmëruara iniciojnë frikë nga e panjohura tek grupi i caktuar i mësimdhënësve se do t`i humbin vendet e punës, gjë që është absolutisht e pasaktë, sepse me konceptin do të zvogëlohet numrin i lëndëve, por nuk do të zvogëlohet koha e qëndrimit të nxënësve. Kështu që, nuk është paraparë zvogëlimi i numrit të të punësuarve në shkollat, por përkundrazi, do të nevojiten angazhime shtesë.
Pranë profesorit Memedi, pjesëmarrës në debatin e "Objektivit" ishin Kiril Barbareev, profesor nga UGD - Shtip dhe Ivanka Mijiq, këshilltare për mësim në Byronë për Zhvillimin e Arsimit. Pjesëmarrësit në emisionin theksuan se Koncepti nuk është dokument që është përgatitur "brenda natës", por për të njëjtin është punuar që nga muaji shtator kur ishte njoftuar se fillon procesi i reformimit të arsimit fillor si një nga qëllimet prioritare në programin e punës së Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Përndryshe, draft version i konceptit u promovua dje nga ana e ministres së Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska dhe grupit punues e cila e përgatiti dokumentin. Në pajtim me përfundimin e Qeverisë tanimë në rrjedhë është procesi i debatit publik dhe konsultim me të gjitha palët e interesuara, me qëllim miratimi i versionit më të mirë të konceptit e cila do të përgjigjet në nevojat e të gjithë pjesëmarrësve në arsim.