Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Carovska: Me konceptin e ri për arsimin fillor, ofrojmë qasje bashkëkohore në mësim për çdo fëmijë dhe siguri të vendeve të punës për mësimdhënësit

Carovska: Me konceptin e ri për arsimin fillor, ofrojmë qasje bashkëkohore në mësim për çdo fëmijë dhe siguri të vendeve të punës për mësimdhënësit

 

Carovska: Me konceptin e ri për arsimin fillor,  ofrojmë  qasje bashkëkohore  në mësim për çdo fëmijë dhe siguri të vendeve të  punës  për mësimdhënësit

 

 

Arritjet e dobëta të nxënësve nga Maqedonia e  Veriutgarat ndërkombëtare, kritikat ndaj cilësisë së përmbajtjes së librave shkollore, por edhe reagimet e shpeshta të mësimdhënësve janë treguesit themelorë për ndryshime urgjente dhe të mëdha në arsim ,pikërishtë kjo është arsyja  që nxiti zhvillimin e Konceptit të ri për arsimin fillor. Këtë deklaroi Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Mila Carovska në prezantimin e sotëm të konceptit, i cili, siç tha ajo, do të paso debat i gjerë publik, dhe implementimi i versionit më të mirë të adaptuar do të krijojë arsim  që do të ofrojë kushte cilësore për çdo fëmijë dhe do të investojë vazhdimisht në mësimdhënësitsit  të cilët janë zemra e sistemit arsimor.

.

Reformat në arsim janë urgjente dhe të domosdoshme. Sepse çdo vit shkollor fëmijët tanë mësojnë nga librat me cilësi të dobët duke e ndjekur  programin mësimorë  jopërkatës ,ku  sjellin pasoja të mëdha për brezat e rinj. "Shteti ynë nuk ju mundëson  që fëmijët të arrijnë kompetenca   nevojshme për të zhvilluar potencialin e tyre të plotë profesional dhe zhvillimin personal," tha Carovska, duke theksuar se sipas hulumtimit të OECD dhe UNICEF, nxënësit nga Maqedonia e  Veriut marrin rreth 900 orë më pak mësim dhe përvetësojnë shkathtësitë  themelore për  lexim me kuptim duke  marrë mesataren në nivel  global,ndërsa   mangësitë në procesin arsimor janë gjithashtu të dukshme edhe për mësimdhënësit, ku  82% konsiderojnë  se  arsimi fillor duhet të reformohet.

 

"këtë rast, dua të sqaroj dy gjëra. Së pari, asnjë mësimdhënës nuk do të humbasë punën e tij ose të saj. Së dyti, unë pres që institucionet e arsimit të lartë të vazhdojnë të krijojnë kuadër  të ri sepse me konceptin e ri për arsimin fillor ne presim që numri i stafit të duhur  të rritet, në çdo disiplinë shkencore. Në ndërkohë, ne do të vazhdojmë të sigurojmë mbështetje të konsiderueshme për të gjithë mësimdhënësit duke ju mundësuar karrierë dhe zhvillim profesional, autonomi më të madhe në realizimin e orëve, kushte më të mira për punë dhe të ngjashme ", tha Carovska.

 

"Dokumenti bazohet në standardet e paracaktuara kombëtare për kompetencat të cilat nxënësit duhet ti fitojnë, ato janë: shkrim-leximi gjuhësor; përdorimi i gjuhëve të tjera; matematika, shkencat natyrore dhe teknologjia; shkrim-leximi dixhital; zhvillimi personal dhe shoqëror; kultura demokratike dhe qytetrimi; sipërmarrja dhe shprehja artistike, kultura dhe multikultura. "Në këto standarde kombëtare janë ndërtuar   kompetencat kryesore për mësimin gjatë gjithë jetës të përfshira në rekomandimet e Këshillit të Komisionit Evropian dhe rekomandimet që dalin nga studimet ndërkombëtare me qëllim që të përmirësohet cilësia e arsimit në vendet anëtare", tha Carovska, duke theksuar se kompetencat kyçe për të mësuarit gjatë gjithë jetës nga Korniza evropiane i përshtatet moshës së nxënësve të cilët përfundojnë arsimin fillor, si dhe kontekstit të shoqërisë maqedonase, dhe në definimin e tyre merren parasysh përvojat e deritanishme arsimit fillor në vendin tonë.

.

Profesoresha e universitetit Violeta Petroska Beshka, e cila prezantoi Konceptin, tha se me reforma parashihet planprogram i ri mësimorë, sipas të cilit do të ketë 8-9 lëndë të detyrueshme në mësimin e shkollës fillore dhe numër më të madh të lëndëve zgjedhore.

"Lëndët e detyrueshme do të ndahen në dy grupe. Njëra përbëhet nga gjuha amtare (maqedonase, shqipe, turke, serbe, sidhe. boshnjake) dhe matematika, shkencat natyrore, shkencat shoqërore dhe gjuha angleze, të cilat, si lëndë do të përfaqësohen nga  fondi i ndryshëm i orëve në të gjitha klasat nga e para në të nëntën.

 

Lënda e shkencave natyrore përfshin përmbajtje që tradicionalisht i përkasin biologjisë, gjeografisë fizike, kimisë dhe fizikës, ndërsa lënda e shkencave shoqërore do të përfshijë përmbajtje që tradicionalisht i përkasin historisë, gjeografisë shoqërore, arsimit qytetar, të feve , etikës, etj.,- tha Petroska Beshka.

 

Profesoresha theksoi se grupi i dytë i lëndëve të detyrueshme janë ato që mbulojnë arsimin artistik, arsimin  fizik dhe arsimin  tekniko-teknologjik-informativ.Në lëndët e detyrueshme të destinuara për nxënësit  që nuk vijojnë mësimet në gjuhën maqedonase përfshihet edhe  gjuha maqedonase e cila mësohet t në periudhën e dytë dhe të tretë të arsimit fillor, gjithashtu  nga klasa e gjashtë deri në të nëntën.

 

"Grupa e dytë lidhur me lëndët zgjedhore , secila shkollë do të duhet të ofrojë dy lista të lëndëve sipas zgjedhjes së lirë , njëra prej të cilave do t`i referohet mësimit të gjuhëve të tjera, me gjermanishten, frëngjishten, italishten, rusishten si gjuhë e dytë e huaj, por dhe ghjuhën shqipe për nxënësit  që ndjekin mësimet në gjuhën  maqedonase, turke , sërbe  ose boshnjake, tha Beshka.

 

 

Grupi i dytë është  lëndë zgjedhore të ndarë në katër kategori që do të ofrohen në varësi të interesave të nxënësve  dhe mundësive të shkollës, edhe atë: lëndë  zgjedhore për zgjerimin / thellësimin  e përmbajtjes mësimore nga lëndët e  detyrueshme (p.sh. rezonim matematiko-logjik, programimi, pikturë  / vizatim, historia e  kulturës , arsimimi  seksual), lëndët  zgjedhore për mbështetjen  në interesat e nxënësve  që nuk janë pjesë e lëndëve mësimore  (fotografia, drama, vallëzimi, gatimi, ndërtimtarisë / hortikulturë, skulpturë, gdhendje, modelim), lëndë zgjedhore  të tjera me mbështetje për zhvillimin personal dhe social  të nxënësve (arsimimi  i aftësive jetësore, punëtori multikulturore) dhe kategoria e katërt janë lëndë  zgjedhore të karakterit sportiv dhe rekreativ (futboll, basketboll, hendboll, volejboll, pingpong, alpinizëm, yoga, pilates,biçiklizëm).

 

 

"Këto lëndë do t`u ofrohen të gjithë nxënësve sipas moshës së tyre dhe mundësive  të kuadrit  mësimor të përfshirë në grupin klasorë dhe mësimin lëndorë. "Shkollat, me përjashtim të atyre me numër të vogël të nxënësve  , do të jenë të detyruar të ofrojnë të paktën tre lëndë zgjedhore në secilën nga katër kategoritë dhe nga të gjitha ofertat, nxënësit  do të zgjedhin një në gjysëmvjetorin  e parë dhe një në gjysëmvjetorin e dytë," tha Beshka.

 

 

 Konceptimi  i arsimit fillor do të ndryshojë organizimin e shkollës, e cila tani e tutje do të jetë në funksion të promovimit të mësimit dhe respektimit të interesave më të mira të fëmijës. Qëndrimi i detyrueshëm për nxënësit nga klasa e parë deri në të pestën në shkollat ​​që punojnë në dy ndërrime do të jetë 5 orë në ditë, nga të cilat 3-3.5 orë do të jenë të dedikuara  për orë mësimore . Ndërkohë, nxënësit nga klasa e gjashtë deri në të nëntën do të qëndrojnë në shkollë për 6 orë në ditë, nga të cilat 4-4.5 orë janë të dedikuara për orët mësimore.

 

Në prezantim u theksua se planprogramet mësimore të reja të cilat do të duhet të përpilohen  pas miratimit të versionit përfundimtar të konceptit, duke theksuar se me të njëjtat  do të futet qasje e integruar / multidisiplinare të mësuarit, sipas së cilës të gjitha disiplinat shkencore do të vazhdojnë të studjohen , të gjitha disiplinat shkencore, por të bashkuara në një lëndë.

 

Qasja e re  të mësuarit nënkupton ndërlidhjen mesveti të  njohurive  të varura dhe aftësive nga një fushë lëndore në mënyrë që të mësoni temë të caktuar qendrore apo çështje, të sqarohen dukuri  të caktuara  që do të shqyrtohen nga disa aspekte të ndryshme. Në këtë mënyrë, nxënësit  do të lidhin më lehtë përmbajtjen e mësimdhënies me realitetin, do të shohin kuptimin e asaj që po mësojnë dhe do ti përjetojnë aktivitetet mësimore si të rëndësishme dhe të zbatueshme. Çdo disiplinë brenda një lënde të integruar paraqet  modul  veçantë, me rezultate të vërtetuara qartë të të mësuarit , standarde vlerësimi dhe numrin e orëve të realizimit.

Mësimi i secilës lëndë të integruar do të planifikohet bashkërisht midis mësimdhënësve  përmes  disiplinave  të ndryshme, por gjithashtu secili prej tyre do të planifikojë veçmas se si do ta realizojnë modulin e tyre. Mësimdhënësit në mënyrë plotësuese  do të duhet të zbatojnë disa qasje inovative për mësimdhënien, siç është mësimi i bazuar në projekte përmes së cilës  zhvillohen  aftësi praktike të zbatueshme në jetën e përditshme; projekte të bazuara në hulumtime përmes të cilave nxënësit  do të kuptojnë më thelbësisht dukurit të cilat i  mësojnë dhe t`i lidhin ato me realitetin; dhe të mësuarit me përvojë me  synim- integrimin e njohurive, aftësive dhe përvojave të fituara brenda ose jashtë klasës.

Në prezantim është  theksuar se në plan  janë edhe përgatitja e librave shkollore të reja me cilësi për të gjitha lëndët e detyrueshme, me përjashtim të arteve dhe se tendenca është që format klasike të librave shkollorë në dispozicion në formë elektronike dhe të shtypur për t`u zëvendësuar me versione digjiitale, të cilat do të përfshijnë të gjitha format e materialeve audio dhe vizuale, gjë që është praktikë pothuajse në të gjitha vendet e zhvilluara në botë.

 

Vlerësimi i nxënësve , sipas konceptimit të ri, do të jetë formues, në krahasim me përmbledhjen . Është parashikuar  zbatimi i  testimit shtetëror, dhe si plotësim , shteti rregullisht do të vazhdojë të marrë pjesë në testime ndërkombëtare si PISA, TIMS, PIRLS dhe të ngjashme.

 

Mësimdhënësit  të vazhdojnë të jenë partnerë kryesorë në ndryshim, duke theksuar se koncepti do të sigurojë mbështetje më të madhe për ata në shumë aspekte.

 

 

Përveç Ministres  në prezantim morën pjesë Zëvendës Ministri i Arsimit dhe Shkencës Arafat Shabani, Sekretari i Shtetit Selajdin Beljuli, Drejtori i Byrosë për Zhvillimin e Arsimit Zeqirija Hasipi, si dhe anëtarët e grupit punues që krijuan konceptin. Sipas përfundimit nga seanca e djeshme e qeverisë, procesi i debatit publik dhe konsultimi  me të gjitha  palët e interesuara fillon sot, me qëllim  që të miratohet versioni më i mirë i dokumentit e cila  do ti përgjigjet  nevojave  e të gjithë pjesëmarrësve në arsim.    

 

[ Wednesday, December 23, 2020 ] [ 1 ]

 

Lajme dhe Ngjarje

Kumtesë
4/25/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar